Harduer

Gionee GN9005, mund të jetë smartfoni më i hollë në treg

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Gionee GN9005, mund të jetë smartfoni më i hollë në treg

Gionee GN9005Smartfoni i kompanisë Gionee, GN9005, pritet të hidhet në tregun e telefonëve inteligjent së shpejti. Kjo pajisje ka një gjerësi prej 5mm, gjë e cila e bën atë telefonin inteligjent më të hollë në botë.

Gionee GN9005 do të ketë një ekran 4.8 inç me një rezolucion prej 720 piksel Amoled.Telefoni inteligjent do të operojë në bazë të një procesori të përbërë nga katër bërthama me qark 1.2 GHz. Parametrat e tjera të tij përfshijnë RAM-in prej 1 GB, kamerën e përparme 8 MP me ndriçues Led, kamerën në pjesën mbrapa 5MP për selfie dhe baterinë 2050mAh.

Gionee GN9005 do të ketë sistemin operativ Android 4.3 Jelly Bean. Çmimi dhe data ekzakte e hedhjes në treg për këtë smartfon akoma nuk janë bërë të ditura nga kompania. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>