Harduer

Gionee M6S është një telefon me super bateri prej 6,020 mAh

Apr 25 2017
0 Shpërndarje
Telefonin hyn në kategorinë e phabletëve falë ekranit 6 inç AMOLED me rezolucion full HD 1080p. Gionee M6S është një telefon me super bateri prej 6,020 mAh Photo Source: Gionee

Prodhuesi Kinez i telefonëve Gionee prezantoi ditën e Hëne një telefon të ri të quajtur M6S dhe një prej tipareve dalluese të tij është super bateria me kapacitet 6,020 mAh.

Telefonin hyn në kategorinë e phabletëve falë ekranit 6 inç AMOLED me rezolucion full HD 1080p. Në brendësi do të gjeni një procesor Qualcomm Snapdragon 635 dhe 6GB RAM.

Ka dy opsione memorje, 64GB dh 256GB. E nëse kjo nuk ju mjafton atëherë mund të shtoni edhe 128GB përmes kartave SD.

Kamera e pasme ka një sensor 12 megapiksel me hapje f/1.9 dhe një kamër selfie 8 megapiksel. Vjen me Android 6.0 Marshmallow dhe ndërfaqen Amogo 3.5 të Gionee. Phableti ka edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Gionee M6S do të jetë zyrtarisht i disponueshëm nga data 2 Maj me kosto 510 dollar për modelin 64GB dhe 625 dollar për modelin 256GB. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>