Lajmet

Gjakova mirëpriti Workshop-in e IV me radhë të “Albanian ICT Awards II”

Mar 7 2014
0 Shpërndarje
Gjakova mirëpriti Workshop-in e IV me radhë të “Albanian ICT Awards II”

ICTSmedia ka përmbyll me sukses Workshop-in e radhës rreth “Albanian ICT Awards II” në qytetin e Gjakovës në Kosovë. Sot më 7 mars në ambientet e “Jakova Innovation Center”, është mbajtur me sukses takimi i radhës me të interesuar rreth eventit “Albanian ICT Awards II”, ku u shpalosen detajet rreth këtij konkursi mbarëkombëtar, i dedikuar për fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

IMG_3086

Ashtu sikur edhe në tre takimet e kaluara, në kuadër të senzibilizimit të opinionit, qëllimi ishte shpalosja e vlerave rrethe këtij eventi dhe nxitja e aplikantëve potencial për pjesëmarrje në konkursin “Albanian ICT Awards” që organizohet për vitin e dytë me radhë. Gjatë këtij takimi  përfaqësues nga ICTSmedia dhe  koordinator të  “Albanian ICT Awards”, shpalosen në detaje mënyrat e aplikimeve duke sqaruar të interesuarit për  dokumentacionin dhe kushtet për pesë kategoritë e çmimeve, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit. Gjatë këtij takimi u prezantuan një pjesë e anëtarëve të jurisë, kushtet dhe kriteret e aplikimit si dhe përfitimet të  cilat iu ofrohen fituesve dhe të finalistëve të kësaj gare. 

IMG_3257

Blerta Vula, përfaqësuese e “Tirana Business Park”, mbështetës dhe sponsor zyrtar i “Albanian ICT Awards”, në fjalën e saj, vlerësoj maksimalisht arritjet e këtij konkursi dhe bëri thirrje tek të gjithë kandidatët potencial të marrin pjesë në këtë garë mbarëshqiptare. Ajo prezantoi si një shembull në video, një përmbledhje të projektit inovativ të një kompleksi, në të cilin theksoi se është realizuar në tërësi me anë të sistemit të kompjuterizuar dhe se nuk ka pasur nevojë për “maketët” klasike, duke ju referuar kështu efekteve të veçanta me të cilat është realizuar projekti i kompleksit.

IMG_3219

Gjatë takimit të punës është bashkëbiseduar me kandidatë rreth projekteve tashmë të realizuara dhe konkrete, idesë dhe mënyrës së zhvillimit, impaktit social dhe detaje të tjera.

IMG_3329 IMG_3181

IMG_3341

Një falenderim i veçantë iu bë edhe sponsorëve të eventit, disa prej së cilëve e mbështesin për të dytin vit radhazi konkursin e “Albanian ICT Awards”, si: partneri strategjik i ICTSmedia-s dhe ICT Awards, Fondacioni Medatik “Dritan Hoxha”; Raiffeisen Bank; Vodafone Albania; Top Channel; University of New York Tirana; A.U.K; kompanitë Albvision dhe Albsoft; Abcom; Abisnes; Tirana Business Park si dhe partnerët Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.

IMG_3351

Për të gjithë të interesuarit aplikimet për “Albanian ICT Awards II”, janë hapur që nga data 1 shkurt 2014 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më 31 mars 2014. Pas kësaj date, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet dhe do të krijoj një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantët të bëjnë një prezantim të shkurtër demontasrativ.

Rrugëtimi i Workshop-eve të “Albanian ICT Awards II” vazhdon nesër më 8 mars në Qytetin e Mitrovicës në ambientet e “CC Cafe Library”, “Këndi Kreativ 7Arte” në bibliotekën e qytetit, ora 13:00. Për të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e këtyre Workshop-eve, mjafton të dërgoni një e-mail konfirmues në adresën [email protected] (ICTSmedia / PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>