Siguri

Gjashtë bashkësi të arnimeve nga Microsoft

Nov 6 2009
0 Shpërndarje
Gjashtë bashkësi të arnimeve nga Microsoft

Grupi prej gjashtë arnimesh për muajin nëntor është i mirëpritur pas rekordit të thyer gjatë muajit të kaluar për të “Martën Arnuese”, që përfshinin hiq më pak se 13 buletine që mbulonin 34 lëshime individuale.

Katër e buletineve të këtij muaji përfshijnë veçori të ndryshme të Windows, megjithëse nuk do të ketë ndikime në sistemin e ri operativ Windows 7. Dy arnime tjera do të jenë të dedikuar për versionet e Microsoft Office, për Windows dhe Mac.

Të gjitha pos njërës prej arnimeve do të merren me keqpërdorimet e ekzekutimit të kodeve prej lartësisë, ndërsa tjetra do të merret me një sulm potencial të ndalimit të qasjes në shërbim (DOS).

Të gjitha arnimet e Windows do të kërkojnë që sistemi të ristartohet pas instalimit të tyre.

Ju mund të merrni detajet e plota rreth “Të martës arnuese të Nëntorit” prej Microsoft Security Bulletin.

Lajmet e fundit>