Harduer

Gjashtë bërthamëshi Intel Core i7-980X pushton tregun e gejmerëve

Mar 18 2010
0 Shpërndarje
Gjashtë bërthamëshi Intel Core i7-980X pushton tregun e gejmerëve

Javën e kaluar prodhuesi i çipave Intel shpalosi procesorin e saj Core i7-980X Extreme Edition, një pjesë me çmim prej 999 dollarë që sjellë fuqi ekskluzive për gejmerë dhe entuziastë të nivelit më të fundit të kompjuterëve, përmes shfrytëzimit të arkitekturës 32 nm të kësaj kompanie.

Dhe duke mos shpenzuar kohë kot, prodhues të rangut më të lartë të kompjuterëve kanë filluar me prezantimin e Core i7-980X si veçori opsionale në makinat e tyre për gejmerë, ku Alienware, Maingear, Velocity Micro, Digital Storm, CyberPower e shumë të tjerë veçse kanë shtuar procesorin në linjën e tyre të opsioneve për desktop.

Natyrisht, këto sisteme nuk janë të lira, dhe përfitimet e plota nga çipi gjashtë bërthamësh nuk do të vërehen derisa lojërat dhe softuerët e tjerë të përshtaten për të shfrytëzuar avantazhin e tërë potencialit për detyra të shumta në të njëjtën kohë (Multithreading).

Ja disa prej çmimeve për këto sisteme sipas disa prodhuesve: Veolocity Micro Z55 nisën me çmim bazë prej 2.824 dollarë me një CPU Core i7-980x, Maingear Shift 58 nisën prej 3.290 dollarë, Alienware Area-51 ALX starton prej 3.999 dollarë, CyberPower Black Mamba 4.225 dollarë dhe Black Ops Extreme nga Digital Storm nis për një çmim prej 5.642 dollarë.

Lajmet e fundit>