Ja se si

Gjashtë mënyra për ta bërë Vista ose XP të punojë sipas dëshirës suaj

Aug 14 2008
0 Shpërndarje
Gjashtë mënyra për ta bërë Vista ose XP të punojë sipas dëshirës suaj

Ç’aktivizoni Customize Notifications

Problemi: Opsioni Customize në Taskbar tab në menynë Properties ka marrë ngjyrë të hirtë dhe nuk bëj dot asnjë veprim.

Zgjidhja: Klikoni me butonin e djathtë të mausit në Taskbar dhe zgjedhni Properties. Shikoni nëse “Hide Inactive Icons” është e selektuar apo jo? Hiqjani selektimin në kutinë e kontrollit, pastaj klikoni Apply. Ajo që deshët u bë! Për të zgjidhur edhe probleme të tjera merrni një kopje të Taskbar Repair Tool. Është një program i mrekullueshëm (5 dollarë për versionin PRO), që rregullon një mori problemesh (36 të jem i saktë) të taskbar, të quick launch dhe system tray.

Problemi: Kam instaluar në një laptop Windows Vista dhe sistemi operativ vazhdimisht më kërkon të fshij ikonat e papërdorura në desktop dhe udhëzimet e balonave po më çmendin fare. A ka zgjidhje për këtë?

Zgjidhja: Pajtohem, Windows Desktop Cleanup Wizard është më bezdisës se kurrë më parë. Hej, Microsoft, më pëlqejnë shkurtesat e vjetra dhe të papërdorura. Në XP mund ta ç’aktivizosh këtë automatizim me një skript VB të Kelly Theriot. Merreni një freebie nga libraria jonë e shkarkimeve.Është e sigurt, ndaj injoroni çdo njoftim të sigurisë. Procesi është më i lehtë në Vista. Klikoni me butonin e djathtë të mausit mbi Desktop, zgjidhni Properties, pastaj Customize Desktop dhe fshiniselektimin në kutinë e kontrollimit të Run Desktop Cleanup Wizard çdo 60 ditë. Mund t’i hiqni qafe udhëzimet e balonave me Doug Knox VB. Në Vista ky skript mund të jetë dëmtues, ndaj duhet të lexoni me kujdes udhëzimet në faqen e gHacks, në lidhje me të.

Printoni çfarëdo listë dosjesh

Problemi: Një shok më kërkoi një listë të printuar të të gjithë MP3-ve. Harxhova një orë, por as që munda të kuptoj se si duhet ta bëja.

Zgjidhja: Ekziston një mënyrë e lehtë dhe një e vështirë për ta bërë. Jam përtac i madh (faji i gjeneve), kështu që përdora Karen’s Directory Printer. Një vegël falas, që gjeneron listat e dosjeve dhe nëndosjeve në një mënyrë të imagjinueshme, duke përfshirë (apo mospërfshirë) madhësinë e dokumenteve, datën e krijimit dheatributet. Për ju, puritanët që shmangni programet ekstra, Microsoft ka një weekend project për të printuar brendësinë e dosjeve nga menujanë XP apo Vista.

Kujdes nga ky Speedup Hoax.

Jo gjithçka që lexoni në internet është e vërtetë. Kam kapur një njollë, një modifi kim të Quality of Service (QoS). Thuhet se mund ta shtojë 20 % shpejtësinë në Windows XP Professional dhe Windows Vista, por… sa do desha të ishte kështu. E provova, siç kanë bërë edhe shumë shokë të tjerë. Disa prej nesh nuk kanë parë asnjë ndryshim, por një pjesë, duke më përfshirë edhe mua, kanë vërejtur një performancë të ngritur. Fatkeqësisht, ishte thjesht një hipnotizim nga sugjerimi, asgjë më tepër. Ekspertët e Microsoft thonë se ky është një bug dhe unë u besoj. Sidoqoftë, me përdorim e routerave Wi-Fi melodikë, rregullimet e QoS mund të ndihmojnë me disa aplikacione. Kontrolloni shkrimet e Becky Warns, Optimize Wi-Fi for VoIP, Video and Gaming dhe më vonë lexoni “Internet Boosters” të Preston Grallas dhe “Five Quick Fixes for Internet Connection Hang-Ups” të Michael S. Lasky.

Lajmet e fundit>