Lajmet

Gjashtë muaj pas iOS, Google sjell Gboard në Android

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Gjashtë muaj pas iOS, Google sjell Gboard në Android

33-1440x1274Kur Google solli Gboard për iOS në fillim të vitit, kompania erdhi me një premtim përdoruesit Android se tastiera do të mbërrinte së shpejti edhe tek ata.

Gjashtë muaj më vonë, Google po realizon premtimin dhe aplikacioni është po aq i mirë sa edhe homologu i iOS.

Vjen në formën e një përditësimi mbi tastierën aktuale të Google dhe ka në fokus kryesisht kërkimin. Në krye të butonave të tastierës do të gjeni një shirit kërkimi.

35-1440x1274

Përdoruesit mund të dërgojnë foto, lidhje dhe më rëndësishmja imazhe GIF tek miqtë. Mund të ndryshoni temën, të aktivizoni modalitetin me një dorë, të aktivizoni diktimin e shumë të tjera.

37-1440x1274Në menunë “Settings” do të mund të shtoni një fushë kërkimi për emoji dhe një rresh të dedikuar numrash. Ndërsa shkrimi me gjeste tani quhet Glide Typing. Përditësimi aktualisht po dërgohet në Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>