Lajmet

Gjashtë porositë kyçe të Microsoft për zhvilluesit e Windows 8

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Gjashtë porositë kyçe të Microsoft për zhvilluesit e Windows 8

Steve Ballmer dukej i relaksuar dhe tepër energjik kohët e fundit. Ai grumbulloi 2000 zhvillues të fuqishëm në konferencën Build të Microsoft në ndërtesën e ndërmarrjes në Uashingotn.

Në atë konferencë ishte një Ballmer shumë ndryshe në skenë për dallim nga ai të cilin e kishim parë në ngjarje të tjera vitin e kaluar, duke përfshirë lëshimin formal të Windows 8 në qytetin e Nju Jorkut.

Rrjedha energjetike e ligjëratës së Ballmerit dhe ligjërata e dytë, e përqendruar në Windows Phone 8, pasqyroi sfondin e ndërtimit të ekosistemit të aplikacioneve për Windows. “Në rast se nuk është e qartë, ne jemi të gjithë me Windows 8”. Çdo grup në Microsoft ka kontribuar diçka që është rregulluar për Windows 8 dhe Windows Phone 8 dhe touch.”

Ligjërata të martën ishte e qartë që ishte synuar për audiencën e vet të zhvilluesve pjesëmarrës. Por gjashtë trende dolën nga ligjërata që pikturoi një pamje të qartë të shikimit të botës nga Microsoft-i.

Windows 8 ka potencial madhështor për aplikacione

Sipas Ballmer Microsoft-i ka shitur 4 milionë përditësime në Windows 8 që kur sistemi operativ doli në shitje për vetëm tri ditë. (670 milionë PC me Windows 7 kanë potencialin për ta përdorur Windows 8). Dhe vlerësimet e tanishme janë diku 400 milionë pajisje të reja së shpejti do të shiten të cilat i synojnë zhvilluesit.

“Industria jonë është duke rindërtuar veten rreth pajisjeve dhe shërbimeve të reja”,- tha Ballmer përpara se ai thirri zhvilluesit që të rrisin aktivitetin. Ky univers i ri përfaqëson një mundësi për zhvilluesit e aplikacioneve për të bërë një aplikacion për të gjitha format e PC-së. “Është një treg i pa precedent. Qinda miliona përdorues janë duke vdekur për të blerë aplikacionin tuaj. Ky është një treg në të cilin ju mund të bëni punën tuaj më të mirë, punën më inovative, punën më kreative. Çfarëdo që bëni si zhvillues, Windows 8 është mundësia më e mirë sot për zhvilluesit softuerikë. “Unë ju garantoj që kjo do të jetë mundësia më e mirë që do ta shohin zhvilluesit softuerikë.”

Aplikacionet janë duke ardhur

Në ngjarjen e javës së kaluar për lëshimin e Windows 8, mund të ishte zhgënjim që u dëgjua aq pak rreth aplikacioneve të Windows 8. Gjatë ligjëratës së të martës, Microsoft-i paraqiti disa ikona të aplikacioneve, megjithëse nuk ishte e qartë nga mënyra se si u paraqit se cilat aplikacione janë duke dalë tani dhe cilat do të vijnë më vonë.

Lajmi i madh ishte që Ballmer lajmëroi që SAP, Dropbox dhe Twitter kanë lajmëruar të gjitha planet për aplikacionet për Windows 8.

Kjo është saktësisht lloji i përkushtimit për zhvillim të aplikacioneve të cilin kanë nevojë ta dëgjojnë konsumatorët dhe të shohin në javët e

ardhshme nëse synohen që të bëhet ngazëllimi i njerëzve për ndërfaqen moderne në Windows. Është keq që nuk e kemi dëgjuar këtë gjë javën e kaluar, një kohë kur konsumatorët ishin duke i kushtuar vëmendje.

Do të ishte mjaft mirë sikur Microsoft-i të ishte më i saktë për numrin e aplikacioneve që janë tani në dispozicion dhe për numrin e atyre që pritet të vijnë në të ardhmen. Nuk është e mjaftueshme të thuhet që Windows 8 ka më tepër aplikacione se as dyqanet e aplikacioneve të platformave të tjera. Tregu ka ndryshuar që kur debutoi Dyqani i Aplikacioneve. Dhe konsumatorët duhet të dinë më tepër për atë që janë duke blerë nëse duan që të sigurohen për zhvillimin e ndërmarrjes Microsoft.

Mundësi të shumta për aplikacione të reja dhe më personale

“Aplikacioni juaj do të jetë më personali i mundshëm nëse zgjidhni që të bashkoheni me mundësitë në sistem”,- iu drejtua Ballmer zhvilluesve . Ai theksoi lehtësinë e shpërndarjes mes telefonit dhe PC-së, disponueshmërinë e përvojave të ndryshme të Windows si kërkimi dhe shpërndarja dhe fuqia e ndërlidhjes me një llogari në Microsoft dhe ndihma ndaj ngarkesës cloud, SkyDrive. “Kërkimi, shpërndarja, ‘tjegulla të gjalla’, veprimtari e drejtpërdrejtë , këto janë të gjitha gjërat që ju gjithashtu mund të bëni me aplikacionet tuaja”,- tha Ballmer. Ndoshta, Steven Guggenheimer, që është nënkryetar i zhvilluesit dhe evangjelizmit të platformës së ndërmarrjes Microsoft, tha: “Gjëja për ekosistemin harduerik është që ai nuk vjen në jetë pa softuer. Është rreth “martesës” së harduerit dhe softuerit dhe shërbimeve, në disa raste.”

Ajo që është thënë nga Guggenheimer nuk është gjë e re. Në fakt, kjo gjë dihet për vite dhe është mishëruar në harduerin e iPhone të Apple dhe ndërlidhjes së tij me ekosistemin e aplikacioneve për iOS.

Ndryshimi tani është që ne jemi duke e dëgjuar këtë nga Microsoft-i dhe ndërmarrja ndoshta ka ndërfaqen më vibrante dhe më të ndryshme sot të sistemit operativ. Është rikujtim të dëgjohet kjo gjë, sepse është një pohim që nënkupton që Microsoft-i merr çfarë ka nevojë për të arritur sukses në këtë botë të re e të guximshme mobile.

Bizneset janë të interesuara në Windows 8

Përpara të martës, shenjat rreth interesimin të ndërmarrjes në Windows ishin në shkallën më të lartë. Dhe kjo gjë nuk është befasi, duke e ditur përmbajtjen tradicionale të departamenteve të IT-së për të kaluar në Windows-in e ri.

Por Ballmer të martën lajmëroi që Microsoft-i ka shitur rreth 10 milionë njësi të Windows 8 në tregun e ndërmarrjeve.

Duke mos përmendur se kur këto njësi do të vendosen në fushë, kjo ende thekson interesimin në sistemin e ri operativ të botës së biznesit.

Edhe më mirë: Duke folur me zhvillues në ngjarje, duket se bizneset po mundohen se si të kalojnë në platformën e re.

Një zhvillues, Anthony Handley nga Magenic, tha: “Ne kemi shumë klientë-ndërmarrje që janë të interesuar në zhvendosjen e biznesit të vijës së tyre të brendshme të aplikacioneve në Windows 8.”

Mjetet për zhvillim të aplikacioneve për Windows janë të fuqishme, por jo të përsosura

Përpara kësaj ngjarje, janë dëgjuar lavdërime për ambientin e zhvillimit të Microsoft. Në krahasim me atë që zhvilluesit e tabletëve dhe telefonave janë mësuar me Androidin e Google në veçanti, janë dëgjuar edhe disa thënie në bisedat e zakonshme për punën me mjetet e Microsoft-it.

Janë dëgjuar po ashtu thënie që Microsoft-i nuk ka bërë mjaftueshëm për të unifikuar zhvillimin për Windows 8 dhe Windows Phone 8, por në tërësi, gjendja ka qenë më pozitive se sa është dëgjuar të flitet për Android-in.

Handley i Magenic është një platformë e drejtpërdrejtë e zhvilluesve për iOS, Android dhe Windows. “Me sa duket është një rrëfim i mirë për iOS-in”,- tha ai.

“Por si një dizajnues që punon me veglat e Microsoft, ata kanë bërë një rrugë të gjatë në disa vite të kaluara. Dizajnuesit mund të punojnë në Blend dhe zhvilluesit mund të punojnë në Visual Studio dhe dyshja në fund mund të lajmërohet. Poshtë mbulojave, ne jemi duke punuar në të njëjtin kod. Kështu që ka shumë gjëra nga të cilat duhet ngazëllyer.”

U bë një paraqitje e shkurtër e asaj se pse mjetet kanë rëndësi në pjesën për Windows Phone 8 të ligjëratës. Tony Garcia i Unity paraqiti demonstrimin e parë të platformës Unity në Windows Phone 8. Ai theksoi gjatë demonstrimit të tij se si mostra Shadowgun e paraqitur mjaft thjesht mund të zhvillohej dhe rregullohej në PC.

Gjithashtu gjatë ligjëratës për Windows Phone 8, morëm një pamje të Microsoft si një ndërmarrje që ishte duke reaguar në bazë të nevojave të zhvilluesve të vet për të krijuar përvoja detyruese të aplikacioneve. Microsoft tha që ka dërguar 90 për qind të top kërkesave të zhvilluesve. Kjo nuk thotë se sa kërkesa ka marrë ndërmarrja, por tregon se Microsoft është duke dëgjuar dhe duke reaguar.

Në mesin e shtojcave janë: mbështetja NFC, qasja në SD kartë, urdhrat dhe navigimi me zë, blerja brenda aplikacionit, rrjeti peer-to-peer, rrjetëzim i avancuar. Bartje e të dhënave me bluetooth, “text-to-speech”, multitasking më i mirë, mbështetje për VOIP dhe video biseda dhe kërkesat e reja të afërsisë. Microsoft gjithashtu ka shtuar ndërlidhje më të thellë me përvojat në telefon; për shembull, ka hapur qasjen në kamerën e vet.

Microsoft është duke i përkrahur zhvilluesit

Çdo zhvillues që ka marrë pjesë në Build doli nga kjo konferencë me një tablet Surface RT, 100 GB ngarkesë në SkyDrive dhe një telefon Nokia Lumia 920. Ideja, natyrisht, është që të stimulojë ngazëllimin dhe energjinë në mesin e zhvilluesve për krijim të aplikacioneve të reja për Windows 8 dhe Windows Phone 8.

Dhurimi i harduerëve të rinj zhvilluesve është një gjë e zakonshme në ngjarjet e qendërzuara për zhvillues si kjo: Google dhe RIM kanë bërë të njëjtën gjë në ngjarjet e tyre. Por ky është një ndërrim dallues për Microsoft dhe kërkesa e Ballmerit pas lajmërimit të Surface ishte: “ju lutem që të dilni dhe të ndërtoni shumë aplikacione”, nënvizime që ndërmarrja e di që ka nevojë të fitojë entuziazëm në komunitetin e vet të zhvilluesve për krijimin e aplikacioneve.

Këtë vit, Microsoft-i ndërroi vëmendjen, që t’i bëjë zhvilluesit për të krijuar aplikacione për platformat e veta të reja përgjatë desktopit, laptopit, tabletit dhe telefonit. Dhe kësaj here, kishim dhurim të harduerëve për të nxitur kreativitetin e zhvilluesve për aplikacione.

“Unë mendoj që kreativiteti i aplikacionit tuaj nuk është vetëm një funksion i asaj që ne ndërtojmë por gjithashtu edhe i harduerit që qëndron në të”,- iu tha Ballmer zhvilluesve.

Në fund, njëra nga nënvizimet e caktuara të Ballmerit ishin që suksesi i ndërmarrjes Microsoft qëndron në atë se sa vetë kompania mund të kontrollojë. “Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Kemi nevojë për përkushtimin tuaj, për të ndërtuar aplikacione”,- tha Ballmer. Tani e tëra që Microsoft dhe ne si konsumatorë kemi nevojë që të vijnë zhvillues për të ndërtuar ekosistemin. (PC World Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>