Lajmet

Gjashtë shqiptarë pjesëmarrës në samitin e Mozilla-s

May 21 2013
0 Shpërndarje
Gjashtë shqiptarë pjesëmarrës në samitin e Mozilla-s

Samiti i Mozilla-s që do të mbahet gjatë këtij viti në Bruksel, Santa Clara të SHBA.së dhe Toronto të Kanadasë do të ketë pjesëmarrës në mesin e shumë kontribuuesve vullnetarë edhe disa shqiptarë si: Altin Ukshini, Ardian Haxha, Elio Qoshi, Gent Thaçi, Redon Sikuli dhe Sokol Dollani.

Kjo ngjarje gjatë këtij viti ka për objektiva të përgjithshme përveç të tjerash edhe për të treguar se kush është Mozilla, se si planifikon që të shkojë përpara me misionin e saj dhe se si produktet dhe ofertat e saj mund të përshtaten në këto qëllime.

Po ashtu objektiv tjetër është edhe bashkimi në botën reale i kontribuuesve, si dhe për të paraqitur disa nga mjetet më të mira për komunikim që do t’ua bëjnë të mundur përdoruesve të Mozilla-s që të punojnë në një mënyrë më efikase dhe më të lidhur globalisht.

Nga emrat e sipërpërmendur si pjesëmarrës janë të rinjtë entuziastë nga Kosova si Altin Ukshini, Ardian Haxha dhe Gent Thaçi, të cilët janë anëtarë të shoqatës e cila merret me promovimin e softuerit të lirë dhe të hapur në Kosovë, FLOSSK, së bashku me të riun nga Shqipëria, Elio Qoshi, fituesi i çmimit Ylli në Ngritje 2012 në Albanian ICTS Awards.

Në mesin e konkurrentëve të tjerë janë zgjedhur për shkak të kontributit të tyre në baza vullnetare për të përhapur sa më tepër përdorimin e shfletuesit Firefox në trevat shqipfolëse. Pjesëmarrësit shqiptarë për shkak të afërsisë gjeografike, do të jenë pjesëmarrës në samitin në Bruksel. (PCWorld Albanian)

mozilla crew

Lajmet e fundit>