Vëzhgim

Gjashtë vjetori i rrjetit Twitter

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
Gjashtë vjetori i rrjetit Twitter

Cicërima e tij e parë “twttr” ishte e para nga miliarda sosh të cilat po shtohen.
Ja disa fakte interesante: u desh të kalonin tre vite, dy muaj dhe një ditë që të arrihej  cicërima e njëmiliardtë dhe u desh që të kalonin 18 muaj për 500,000 përdoruesit e parë për t’u regjistruar.

Ndërmarrja Twitter ka arritur të kalojë një rrugë të gjatë që kur u bë publike cicërima e parë “Twttr” dhe sot disa vlerësime tregojnë që 500 milionë njerëz janë duke e përdorur këtë shërbim për të marrë informacion në kohë reale dhe për rrjet shoqëror.

Herën e fundit që Twitter tregoi numrin e përdoruesve të regjistruar në shërbim ishte në muajin prill, kur u lajmërua që më tepër se 200 milionë njerëz tashmë ishin regjistruar. Twitter thotë që “më shumë se” 100 milionë përdorues ishin aktivë në vitin 2011. Ai numër është me siguri i ngritur, por ka kaluar një kohë që kur Twitter ka ofruar numra të përditësuar.

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, Twitter tha që ishin duke u bërë 250 milionë cicërime gjatë ditës, një numër ky i cili duket që deri më tani mund të ketë shënuar ngritje./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>