Lajmet

Gjatë kërkimeve në Google tani do të mund të shihni rezultate nga tabelat

Sep 23 2014
0 Shpërndarje
Gjatë kërkimeve në Google tani do të mund të shihni rezultate nga tabelat

PGoogle gjatë të hënës zbuloi hollësi të një veçorie të re të kërkimit të quajtur Structured Snippets që shfaq informacione të marra nga tabelat me të dhëna nga uebfaqet. Veçoria fillimisht u lëshua muajin e kaluar, por skuadra hulumtuese e kompanisë e shpjegoi teknologjinë në një postim gjatë ditës së hënë.

Makina e kërkimit në formë graduale ka vazhduar me shtim të informacioneve të reja përgjatë bazës së vet me të dhëna në Grafikun e Njohurive. Kjo veçori e fundit shton më tepër të dhëna nën pjesët tekstuale në një kërkim. Për shembull, nëse kërkoni për një model të kamerës Nikon do të shihni veçori si rezolucioni i sensorëve dhe pesha:

Screen-Shot-2014-09-22-at-12.27.40-PM-520x144Google është duke e përdorur mësimin e makinave për t’i ndarë tabelat me informacione të dobishme nga ato që përdoren për formatim. Sistemi më pas radhit faktet në bazë të përshtatjes dhe cilësisë për të vendosur se cilat fakte duhet t’i shfaqë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>