Lajmet

Gjatë këtij vikendi, Facebook me URL të reja për përdorues

Jun 10 2009
0 Shpërndarje
Gjatë këtij vikendi, Facebook me URL të reja për përdorues

Duke filluar prej mesnatës së datës 13 qershor, 200 milion përdoruesit e rrjetit social facebook do të kenë mundësi që të rregullojnë URL-t përkatëse për profilet e tyre(shembull www.facebook.com/pcworldalbanian). URL-t momental të profileve të përdoruesve janë strukturuar si një lidhje e numrave. Së paku tani për tani, duket se ndryshimi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Kjo është një lëvizje që do të ndihmojë profilet e Facebook të bëhen më të mira për përcjellje në makina kërkuese, gjë që sigurisht do të rris trafikun dhe në anën tjetër do t’i ofrojë uebfaqeve kërkuese të personave të ndryshëm një lëvzije tjetër për të hollat e tyre në këtë proces. Për markat e ndryshme “faqet admiruese” të të cilave janë pjesë kruciale e marketingut në Facebook dhe strategjisë reklamuese, do të jetë më e lehtë që njerëzit tu qasen atyre më shpejtë  pa pasur nevojë të klikojnë përreth.

Por ekziston një shënim kyq! “Mendoni me kujdes mbi emrin e përdoruesit që ju zgjidhni. Në momentin që e selektoni atë, ju nuk do të jeni në gjendje ta transferoni apo ta ndryshoni”, thuhej në postin e shënuar nga Blaise DiPersia, nga Facebook. “Nëse jeni regjistruar për një faqe në Facebook pas datës 31 maj apo për një profil përdoruesi pas ditës së sotme, ju nuk do të jeni në gjendje që menjëherë të regjistroheni për një emër përdoruesi për shkak se hapa që kemi bërë kanë pasur si qëllim të parandalojnë abuzimin mbi emrat”.

Ekziston diçka mjaft më rendësi këtu: të mos jeni në gjendje të ndryshoni apo të transferoni emrin tuaj të Facebook do të thotë se gjasat janë më të mëdha për ta që të mos kenë një treg të madh në eBay, Craigslist apo diku tjetër, gjë që diku tjetër me lehtësi do të mund të dilte nga duart.

Gjithashtu: “Ne presim të ofrojmë më shumë mënyra për përdorimin emrit të përdoruesit të Facebook, gjatë të ardhmes.” Shkroi DiPersia.  Kjo do të thotë se, ju do të jeni në gjendje të lidhni kyqjet në Facebook me ueb faqe të jashtme, në vend se të përdorni e-mail adresën tuaj.
 

 

Lajmet e fundit>