Lajmet

Gjatë këtij viti, Palm mund të dërgojë në treg deri në 1.3 milion Pre

Jun 5 2009
0 Shpërndarje
Gjatë këtij viti, Palm mund të dërgojë në treg deri në 1.3 milion Pre

Sipas iSuppli, para fundit të këtij viti, Palm mund të dërgojë në shitje më shumë se 1.3 milion celularë Pre. Hulumtuesit besojnë se lansimi i paraparë vetëm me operatorin Spirit mund të rezultojë me përafërsisht 1.1 milion duar konsumatorësh për smartphone-in me webOS (sistem operativ i bazuar në ueb) vetëm gjatë këtij viti, dhe mund të arrijë edhe deri në 1.3 milion nëse gjatë këtij viti paraqitet një version me GSM dhe 3G të bazuar në HSPA.

Sipas disa thashethëmeve që po qarkullojnë nëpër internet, supozohet se O2 UK do të ketë një GSM Pre gjatë festave të fundvitit .

Kërkesa për Palm është mjaft e konsiderueshme që të arrijë një “pjesë të theksuar” të tregut të smartphone dhe ndoshta kjo mund të vendos edhe presion shtesë që të ofrohen licenca tjera për kompani të interesuara në webOS. Kjo mund të jetë një alternativ potenciale për ata dizajnerë të celularëve që nuk kanë mundësi të licencojnë OS X iPhone, por që dëshirojnë një ndërfaqe multi-touch dhe funksione tjera të ngjashme. Sidoqoftë, vet Palm ka theksuar se deri më tani nuk ka qëllim për licencim në webOS të outsajderëve tjerë sikurse Apple, pasi që e konsideron sistemin e vet operativ si pik kyçëse për shitje.
 

 

Lajmet e fundit>