Lajmet

Gjatë konkursit Pwn2Own të hackerave u kompromentuan katër shfletuesit kryesor

Mar 21 2015
0 Shpërndarje
Gjatë konkursit Pwn2Own të hackerave u kompromentuan katër shfletuesit kryesor

browserE dinit që ekziston dhe një konkurs ku marrin pjesë hakerat më të mirë nga e gjithë bota? Mos u habisni kjo është mëse e vërtetë. Hulumtuesit e sigurisë të cilët morën pjesë në konkursin e hakimit Pwn2Own gjatë kësaj jave na dhanë informacione të reja përsa i përket kësaj fushe. Ata demostruan ekzekutimin e kodit që aksesonte 4 shfletuesit më kryesor dhe gjithashtu arritën të hakonin Adobe Reader dhe Flash Player.

Ditën e enjte hulumtuesi i sigurisë nga Koreja e Jugut dhe një haker serial, JungHoon Lee, i vetëm mundi të hakonte shfletuesit Explorer 11 dhe Google Chrome në sistemin operativ Microsoft Windows gjithashtu dhe atë Safari në Mac OS X. Pikërisht JungHoon Lee u largua si fitimtar nga ky konkurs duke fituar një çmim prej 225.000 dollarë, pa përfshirë këtu pajisjet më të fundit teknologjike të përdorura gjatë demostrimit.

Konkursi Pwn2Own mbahet çdo vit gjatë konferencës së CanSecWest në Vankuver të Kanadasë dhe sponsorizohet nga programi Zero Day Iniciative i zhvilluar nga kompania prestigjoze HP. Ky konkurs i vë ekspertët e sigurisë kundër 4 shfetuesve 64bit më popullor në ditët e sotme për të treguar se ç’janë ata të aftë të bëjnë dhe se sa të sigurt janë në të vërtetë shfletuesit.

Sulmi i Lee ndaj Google Chrome e bëri atë të fitonte shumën prej 110.000 dollarë, më e larta kjo e fituar në historinë e këtij konkursi. Nga sulmi me sukses ndaj IE 11 ai arriti të fitonte 65.000 dollarë dhe ndaj Safari 50.000 dollarë. Arritja e Lee është për tu vlerësuar pasi ai konkuroi tërësisht i vetëm, ndryshe nga konkurentët e tjerë që zgjodhën të ishin në grup. Gjatë ditës së parë të konkursit u hakua dhe Mozilla Firefox nga një kërkues sigurie i quajtur Mariusz Mlynski. Në të njëjtën ditë dy skuadra të tjera bashkpunuan për të hakuar Flash Player dhe ja dolën mbanë. Si përfundm pjesa më e madhe e

sulmeve të ndodhura gjatë Pwn2Own këtë vit demostruan se që një sulm të rezultojë i suksesshëm ka nevojë për aftësitë e disa njerzve së bashku. Kjo duke qënë se sa më shumë po rritet numri i sulmeve aq më shumë po shtohen dhe barrierat mbrojtëse të shfletuesve. Ky konkurs shërbeu dhe për të nxjerr në pah gabimet e sigurisë të shfletuesve të cilat rezultuan të ishin 5 të tilla në Windows OS, 4 në Internet Explorer, 3 në Mozilla Firefox, Adobe dhe Flash Player, 2 në Safari të Apple dhe vetëm një në Google Chrome. Pra mund të themi se Google Chrome është më i sigurti prej të katërtëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>