Lajmet

Gjatë një operacioni global u arrestuan 17 të dyshuar për pirateri dhe u mbyllën me qindra uebfaqe

Nov 8 2014
0 Shpërndarje
Gjatë një operacioni global u arrestuan 17 të dyshuar për pirateri dhe u mbyllën me qindra uebfaqe

Internet_Pirate_Flag_1Çdo ditë e më shumë po shohim që krimi dhe pirateria online po përhapen në ritme të shpejta. Së fundmi është marrë një aksion global kundër krimit kibernetik. Agjencitë amerikane dhe evropiane për sigurinë dhe piraterinë online arrestuan 17 të dyshuar dhe mbyllën 450 domeine që kapnin vlerën 1 milion dollar. Ky operacion kishte në shënjestër rrjetin Tor i cili i lejonte njerëzit të përdornin internetin nën anonimat.

Ky aksion i cili përfshiu dhe Federal Bureau of Investigation, U.S Homeland Security dhe Europol, bllokoi Silk Road 2.0 që konsiderohej si ‘treg i zi’ sipas një deklarate nga Europol, një agjenci me veprim të gjerë të zbatimit të ligjit. “Kriminelët kanë menduar se janë të padukshëm, por ne tani u provuam që nuk janë më të paprekshëm”, deklaroi shefi i i Qendrës së Interpolit për krimin kibernetik në Europë. Blake Benthall, një operator i Silk Road 2.0 u arrestua nga autoritetet amerikane për arsye se i ndihmonte përdoruesit e kësaj faqe të blinin dhe të shisnin drogë dhe produkte të tjera të paligjshme.

Shfrytëzuesit e Anymous Silk Road përdornin monedhën dixhitale Bitcoin për të blerë heroinë, LSD, pasaporta fallco dhe shërbime kompjuterike. Autoritetet gjithashtu po ngrenë akuza kundrejt një operatori tjetër të kësaj faqe Ross William Ulbricht. (PCWorld Albanian)

Tags >

pirateria
Lajmet e fundit>