Gjatë qershorit, Microsoft në seancë dëgjimi me Antitrustin e BE-së

May 12 2009
0 Shpërndarje
Gjatë qershorit, Microsoft në seancë dëgjimi me Antitrustin e BE-së

Me 3-5 qershor, Microsoft do të përballet me Bashkimin Evorpian , për seancën e tyre dëgjimore dhe për mundësinë e tyre për të mbrojtur aktin e lidhjes së Internet Explorer-it (IE) me sistemin e tyre operativ, Windows.

Nën akuzat që datojnë prapa në dhjetor të vitit 2007, që përcjellin një ankesë të shkruar nga Opera Software, në të cilën shkruan se Microsoft ishte duket “dëmtuar uebin”, Komisioni Evropian ka konkluduar se lidhja e Internet Exlporer-it me Windows Microsoft ka bërë të mundur që shfletuesi të mbrohet nga konkurrenca, duke detyruar kështu konsumatorët dhe mendimet e lira të tyre, dhe duke reduktuar mundësitë për zgjidhje tjera.

Që nga ajo kohë, rivalët tjerë të shfletuesve janë bashkuar në rastin si pjesëmarrës të dorës së tretë, duke përfshirë edhe kompanitë si Google dhe Mozilla. Më vonë, një grup tregtie që përfaqëson kompani si Adobe, Oracle dhe IBM, gjithashtu janë bashkuar në këtë rast.

Microsoft ka deklaruar se kompania mund të jetë e detyryar të shpërndajë shfletues të shumëfishtë me sistemin e tyre operativ, Windows. Megjithëse, kompania në një pëgjigje zyrtare, vëri në pikëpyetje legjimitetin e një kërkese të tillë sikurse që është duke u bërë me këtë rast. Kompania në fjalë, gjithashtu pretendon se kërkesa për të përfshirë shfletues tjerë në sistemin e tyre operativ, potencialisht mund të nëpërkëmb të drejtat e markës, duke lejuar kështu një detyrim të mundshëm të pronës intelektuale.

Seanca dëgjimore do ti ofronte rastin Microsoft-it tu përgjigjet akuzave të BE-së, në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjatë dëgjimit, kompanitë me statusin e palës së tretë, gjithashtu do të kenë rastin të marrin pjesë.

Gjersa qështjet vazhdojnë me Windows 8, përdoruesit do të jenë në gjendje të ndalin funksionimin e IE8-it. Disa kompani thonë se kjo nuk mjafton!
Sidoqoftë, nuk e di nëse e kanë shqyrtuar Bashkimi Evropian faktin se për të shkarkuar një shfletues tjetër, duhet të keni së pari një shfletues të instaluar në sistemin operativ që përdorni. Megjithatë duket se kompanitë të vogla si Opera, mund të shkaktojnë humbjen e disa parave të mira të një kompanie me renome botërore, që është duke u munduar me mish e me shpirt me krizën ekonomike.

 

Lajmet e fundit>