Lajmet

Gjatë të shtunës në Tiranë mbahet “Arduino Day”

Mar 27 2014
0 Shpërndarje
Gjatë të shtunës në Tiranë mbahet “Arduino Day”

Arduino DayDita 29 mars 2014 është dita e Arduino-s, që i dedikohet 10 vjetorit të daljes në skenë të platformës elektronike me burim të hapur me po këtë emër, e cila është e bazuar në përdorim të lehtë të harduerit dhe softuerit.

Gjatë 24 orëve përreth mbarë botës do të ketë shumë ngjarje për të shënuar këtë përvjetor dhe një aktivitet i tillë është planifikuar të mbahet edhe nga komuniteti i dijes së hapur dhe programeve me burim të hapur, Open Labs, në Tiranë.

Në këtë aktivitet që do të mbahet në Tiranë gjatë të shtunës, ftohen të gjithë të interesuarit që sapo kanë dëgjuar për platformën e synuar për artistë, disenjatorë, inxhinierë, apo për këdo tjetër të interesuar në krijimin e ambienteve dhe objekteve ndërvepruese, që të shkëmbejnë përvojat, idetë dhe interesimet e tyre, si dhe të mësojnë më tepër duke ndërvepruar me njëri-tjetrin.

 Pjesëmarrja në këtë ngjarje është e hapur për këdo, e cila mbahet më 29 nars 2014, duke filluar nga ora 16:00. Për më tepër informacione rreth vendndodhjes së vendit ku zhvillohet ngjarja, mund të shikoni hartën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>