Analiza

Gjendja e LTE-së: Kroacia dhe Serbia ndër vendet me 4G më të shpejtë, Shqipëria zhduket nga lista

Jun 14 2017
0 Shpërndarje
Në raportin e fundit të LTE-së nuk mungonte Shqipëria e cila kishte një shpejtësi mesatare prej 20.26 Mbps ku 61.43% e Shqiptarëve përfitonin nga ky shërbim. Gjendja e LTE-së: Kroacia dhe Serbia ndër vendet me 4G më të shpejtë, Shqipëria zhduket nga lista

Në raportin më të fundit të gjendjes së LTE-së publikuar nga Open Signal të cilit i mungon Shqipëria, Singapori është vendi me shpejtësinë më të lartë të internetit 4G.

Konkretisht vendi i vogël ka një shpejtësi mesatare të 4G-së prej 45.62 Mbps dhe ndiqet afër nga Koreja e Jugut dhe Hungaria me shpejtësi 43.46 Mbps dhe 42.61 Mbps respektivisht.

Çuditërisht fqinji ynë ballkanik, Kroacia është në vendin e 7-të në botë me shpejtësi mesatare 35.19 Mbps dhe as Serbia nuk qëndron larg me 30.17 Mbps.

Në raportin e fundit të LTE-së nuk mungonte Shqipëria e cila kishte një shpejtësi mesatare prej 20.26 Mbps ku 61.43% e Shqiptarëve përfitonin nga ky shërbim.

Shtetet e Bashkuara rënditen në vendin e 59 në botë me shpejtësi mesatare afro 15 Mbps. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>