Harduer

Gjenerata e re e usb-së Kingston Data Traveler HyperX Predator vjen me 2TB kapacitet

Jan 6 2017
0 Shpërndarje
Gjenerata e re e usb-së Kingston Data Traveler HyperX Predator vjen me 2TB kapacitet

kingston-data-traveler-2-tb-100701921-largeDoni të ruani të dhëna? Kush ka nevojë për një hardisk. Me usb-në e re të Kingston me kapacitet 2 Terabajt, mund të merrni me vehte gjithë jetën tuaj dixhitale në xhepin tuaj.

Pas prezantoi vitin e kaluar modelin Kingston DataTraveler HyperX Predator me kapacitet 1 Terabajt, Kingston solli gjeneratën e dytë tashmë me USB 3.1.

Siç mund të shikoni në foton e paraqitur, usb-ja është një përbindësh. Me përmasa 72mm x 26,94mm x 21mm, usb-ja mund të ruajë 70 orë video 4K, ose 256,000 foto me madhësi 16MB ose 92 lojëra kompjuterike. Por sa do të kushtojë?

Kingston rezervohet sa i përket këtij informacioni. Usb-ja e gjeneratës së kaluar kushtonte 295.59 dollar për modelin 512GB dhe 2,730 dollar për modelin 1TB.

Është e mundur që Kingston të kërkojë shumë më tepër sesa 2.730 dollar pse jo edhe 5,500 dollar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Kingston
Lajmet e fundit>