Harduer

Gjenerata e re e Windows Phone-ve: Të vegjël dhe shumëngjyrësh

Jun 9 2014
0 Shpërndarje
Gjenerata e re e Windows Phone-ve: Të vegjël dhe shumëngjyrësh

blu-windows-phone-100310775-largeQë kur u shfaq Nokia Lumia 1520 me ekran 6 inç në tregut e phabletëve Windows Phone dhe mungesa e suksesit në shitje bëri që partnerët e rinj Aziatik të Microsoft-it të prodhojnë pajisje më të vogla Windows Phone. Tre nga partnerët më të rinj të Microsoft, BLU, Prestigo dhe Yezz, prezantuan Windows Phone-t e rinj në eventin Computex në Tajvan të pajisur me një ekran 4 inç fillimisht.

Madje Yezz e emëroi smartfonin e saj “Billy” në nder të Bill Gates sipas Microsoft-it. Në SHBA, brandi i Microsoft-it, Nokia, dominon tregun e Windows Phone duke i lënë HTC-së dhe Samsung vetëm një porcion të vogël të tij. Po pjesa e tregut e kompanisë pritet të jetë në shifrat 3.5 % në të gjithë smartfonët e shitur për vitin 2014 sipas IDC-së. Në Evropë, pjesa e Microsoft-it është 8.1 % sipas të dhënave që vijnë nga Kantar Worldpanel dhe platforma është ngjitur në vendin e dytë në disa shtete si Italia. Microsoft-i foli gjithashtu për një fushatë agresive të quajtur BRIC në tregjet në rritje si Rusia dhe India.

Shumë partnerë të rinj të Microsoft-it kanë në plan të lançojnë smartfonët e tyre përtej oqeanit dhe saktësisht në SHBA edhe pse akoma u duhet të njoftojnë bashkëpunimin me kompanitë amerikane. Teksa në konferencën Build, Microsoft njoftoi edhe partnerin më të ri Prestigo, ky i fundi erdhi me dy smartfonë Windows Phone këtë javë: Prestigio MultiPhone 8500 DUO dhe Prestigio MultiPhone 8400 DUO që të dy kanë për qëllim tregun Evropian. Që të dy smartfonët kanë proçesorë Quad Core 1.2 Ghz, kamera 8 Megapixel, aftësi me dy karta SIM, ekran IPS. Por 8500 DUO 235 dollarësh ka një ekran 5 inç me rezolucion 720×1280, ndërsa 8400 DUO ka një ekran 4 inç me rezolucion 480×800. Prestigio do të fillojë të shesë këto smartfonë në muajt korrik dhe gusht.

BLU gjithashtu prezantoi smartfonët 4 inç dhe 5 inç Windows Phone në disa ngjyra. Smartfonët e rinj do të vijnë në SHBA dhe Amerikën Latine bëri me dije kompania. Yezz tha se ka në plan të sjell smartfonët e saj në SHBA gjithashtu. Herët këtë muaj kompania prezantoi smartfonin Billy 249 dollarësh me ekran 4.7 inç, smartfon ky i emëruar në nder të Bill Gates. Smartfoni ka ekran 4.7 inç, proçesor 1.2 Ghz Quad Core, 8 Megapixel kamerë të pasme dhe aftësi për Dual SIM. Yezz ka në plan të lançojë një tjetër smartfon Billy 4 inç për 139 dollarë.

Një numër i vogël partnerësh të tjerë të Windows Phone treguan disa prototipe si BYD që prezantoi një smartfon 4 inç me rezolucion 800×480 dhe që nuk kishte një kamerë frontale, ndërsa Quanta prezantoi një smartfon 5 inç me bateri të lëvizshme. Wistron një nga pak prodhuesit që vendosi të prodhonte një smartfon Wistron Tiger me ekran 6.45 inç, përfshin në pajisje një proçesor Qualcomm Snapdragon 800 dhe padyshim një ekran full HD. Compal i cili ka prodhuar smartfonë Windows Phone në emrin e Nokia gjithashtu ka në plane të prodhojë një të tij sipas raporteve.

Përsa i përket për HTC-në, partneri i dytë më i madh Windows Phone në SHBA ka qëndruar në heshtje. HTC pati thënë se lidhjet me Microsoft-in nuk kanë ndryshuar pas blerjes së Nokia-s nga ky i fundit. Zëvendës Presidenti i Microsoft i divizionit të partnerëve tha për CNET në eventin Computex: “Më duhet të them se Microsoft do të vazhdojë të ketë një marrëdhënie mjaft të mirë më HTC. Gjëra të reja po vijnë, kështu që qëndroni të entuziamuar”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>