Harduer

Gjenerata e tretë e Samsung Galaxy Tab S mbërrin më 26 Shkurt në Barcelonë

Jan 31 2017
0 Shpërndarje
Samsung nuk do të prezantojë Galaxy S8-ën në Kongresin Mobil Botëror dhe kjo nuk është diçka e re. Por nuk do të thotë se kompania do të shkojë me "duar në xhepa" në konferencë. Gjenerata e tretë e Samsung Galaxy Tab S mbërrin më 26 Shkurt në Barcelonë Photo Source: Samsung

Sipas një sajti Koreano Jugor, Samsung do të prezantoj gjeneratën e tretë të tabletit Galaxy Tab S më 26 Shkurt në Barcelonë.

Pasardhësi i Galaxy Tab S2, i cili u prezantua në Korrik të 2015, do të vijë në ekran 9.6 inç me rezolucion 2048×1536 piksel.

Sipas raportit në brendësi të tij gjendet një procesor Snapdragon 820, 4GB RAM ndërsa jashtë ka një kamër 12 megapiksel të pasme dhe 5 megapiksel frontale.

Android Nougat është një komponent kyç i çdo produkti të ri tashmë. Tabletit pritet të ketë një trup më të hollë prej vetëm 5.6 mm. Dy modele do të ofrohen: Wi-Fi dhe LTE me kosto fillestare prej 600 dollarësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>