Harduer

Gjenerata e re e Intel Atom po troket

Jan 4 2010
0 Shpërndarje
Gjenerata e re e Intel Atom po troket

Netbookët kanë qënë një ndër investimet më të mëdha të industrisë, por çmimet e tyre u zhytën kaq shpejt në nivelet më të ulëta të çmimeve sa ato rrezikuan të kthehen menjëherë në një kategori plotësuese me fitim të ulët. Për këtë arsye, platforma më të fuqishme si Ion e Nvidia (e cila përdorte të njejtin procesor si ajo e Intel) apo platforma e veçantë e AMD filluan të ofrojnë monitorë pak më të mëdhenj me rezolucion HD dhe harduere më të fuqishme për çmime pak më fitimprurëse.

Atom N450 premton performancë dhe jetëgjatësi baterie më të mirë se paraardhësit e tij N270 dhe N280 dhe arsyeja madhore për këtë është se ky procesor ka një adaptor grafik të brendshëm, i cili është gjithashtu më i aftë për të përpunuar imazhe më komplekse se adaptorët Intel të integruar në motherboard të platformave paraardhëse.

Ashtu si N280, N450 ka një frekuencë prej 1.66GHz dhe një konsum pak më të lartë prej 5.5 W por këtë rradhë, kjo shifër përfshin dhe konsumin e grafikës. Ashtu si tregojnë dhe testet e para mbi Asus Eee PC 1005, performanca e këtij procesori nuk ka ndryshuar shumë (përjashto këtu aftësinë e mirëpritur për të luajtur video HD), por jetëgjatësia e baterisë arrin 8 orë mbresëlënëse.

Konkurenca sidoqoftë do të jetë e fortë, si nga AMD me procesorët Athlon Neo të gjeneratës së re dhe nga Nvidia me platformën Tegra2. Sisteme të pajisura me Atom N450 duhet të jenë të disponueshme që prej javës së parë të këtij viti.

Lajmet e fundit>