Lajmet

Gjeni pikselët e dëmtuar në monitor me ndihmën e InjuredPixels

Dec 29 2012
0 Shpërndarje
Gjeni pikselët e dëmtuar në monitor me ndihmën e InjuredPixels

Kështu lloj shërbimesh dhe aplikacione ka shumë, por nuk prish punë të keni edhe një tjetër të disponueshëm. InjuredPixelsa

InjuredPixels është shumë i lehtë, pasi nuk kërkon instalim, dhe menjëherë pas lançimit shfaq ngjyrën e zgjedhur përgjatë gjithë ekranit, që të kontrolloni se a ka ndonjë pikselë të vdekur apo të ngecur. 

Me klikimin e butonit në të majtë të miut kaloni te ngjyrat që janë në dispozicion, kurse me klikimin e djathtë do të shfaqet menuja për daljen nga programi.

Kjo vegël është e dobishme kur testoni monitorin e një kompjuteri , i cili nuk është i lidhur me internet dhe nuk mund ta bëni këtë në ndonjë shërbim online.

Kjo vegël është falas, kurse versioni i ri, përveç Windows 7, Vista dhe XP (me .NET Framework 2.0) mbështetë edhe Windows 8, kurse ju mund ta shkarkoni këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>