Biznes

Gjeni shërbimin e duhur online për magazinim

Jan 18 2010
0 Shpërndarje
Gjeni shërbimin e duhur online për magazinim

Gjëja e parë që kërkuesit e këtyre shërbimeve të magazinimit duhet të kërkojnë janë shërbimet që punojnë në kompjuter jo Windows (dhe në sistemet me Windows)  si dhe shërbimet që i lejojnë konsumatorët e biznesit të përdorin një llogari për të magazinuar disa PC dhe disa përdorues. Tri kompani i ofrojnë këto tipare: AmeriVault (amerivault.com), IBackup (www.ibackup.com) dhe Mozy Pro (mozy.com).

Shërbimet e tjera, si: ElephantDrive Pro (elephantdrive.com), Jungle Disk (jungledisk.com), Tilana (tilana.com) dhe Zmanda (zmanda.com), nuk imponojnë limit për hapësirën. iStorage Professional Edition nga Iomega (iomega.com), OnlineBackupVault.com dhe Storage Guardian (storageguardian.com) përkrahin një numër të pacaktuar përdoruesish. Tiparet shtesë, për të cilat duhet të kërkoni, janë përkrahja përmes telefonit dhe përkrahja për sistem operativ, përkrahja për disqet në rrjet dhe platforma e administrimit bazuar në ueb, të cilën mund ta përdorni për të menaxhuar magazinimin e të dhënave të punëtorëve tuaj. Mozy Pro i ka të gjitha opsionet e lartpërmendura. Backup My Info (backupmyinfo.com) ofron përkrahje të zgjeruar për shumicën e sistemeve operative të serverëve së bashku me përkrahjen për SQL Server dhe Exchange.

Edhe pse shumica e shërbimeve falas të magazinimit të orientuar drejt konsumatorëve në web sot mundohen të jenë dorështrënguar me hapësirën që ofrojnë për magazinim, disa kompani ofrojnë hapësirë të mjaftueshme falas për përdorues individualë. Microsoft-i, për shembull, ka filluar të ofrojë 25GB hapësirë falas për përdoruesit e Windows-it përmes shërbimit Live SkyDrive (skydrive.live.com). Edhe më mbresëlënës është ADrive (www.adrive.com), që ofron 50GB hapësirë falas. Shumica e shërbimeve ju ofrojnë një gigabajt ose më pak, por së paku mund t’i provoni për disa ditë; të shihni si punojnë dhe të ndieni kufizimet në hapësirë, për të parë më pas se si e shtojnë koston çdo muaj.

Një tjetër gjë për të cilën duhet të kërkoni është se sa gjatë i ruan shërbimi arkivat e magazinimit dhe nëse ato zhduken në mesin e versioneve të ndryshme në arkivin e njëjtë. Përsëri mundësia për të pasur përvojë të dorës së parë me këto probleme është arsyeja kryesore për t’i provuar këto versione falas. Përfitimi tjetër është se mund të kuptoni se çfarë hapash merren në gjetjen e skedarëve të fshirë aksidentalisht.

Përfundimisht, një variacion interesant nga i gjithë zhanri i shërbimeve backup vjen nga Columbus në Ohio, nga kompania e quajtur 3X Systems (www.3x.com). Procesi i magazinimit përfshin edhe një pajisje harduerike. Ju krijoni një magazinim në LAN dhe pastaj lëvizni në një lokacion tjetër – si për shembull në kompjuterin në shtëpi ose në zyrë – ku mund të bëni edhe magazinim (backup) të atyre kompjuterëve. Ky model është i përshtatshëm, pasi për shumicën e bizneseve magazinimi i parë merr disa ditë, edhe nëse të dhënat transferohen përmes lidhjes së shpejtë të internetit.

Lajmet e fundit>