Lajmet

Gjermanët dënojnë Google me 145 000 € gjobë

Apr 23 2013
0 Shpërndarje
Gjermanët dënojnë Google me 145 000 € gjobë

Google-it do t’i duhet të paguajë 145 000 € gjobë në Gjermani për shkak se ka mbledhur dhe ka ruajtur e-maile, foto, fjalëkalime dhe protokolle chat-i nga rrjete të lira Wi-Fi përmes makinave të saj Google Street View.

Këto makina kanë mbledhur të dhëna nga rrjetet e lira (pa fjalëkalim) si SSID (identifikues shërbimi), adresa MAC dhe të dhëna personale ‘payload’ duke filluar nga viti 2008. Prej vitit 2010 në Hamburg u hap çështja në formën e një hetimi kriminal.

Në nëntor 2012, prokurori gjithsesi vendosi të mos e ndiqte më hetimin kriminal për shkak se nuk ishte arritur të gjendeshin shkelje të standarteve krimanle gjermane.

Pak kohë më vonë, komisioneri i mbrojtjes së të dhënave në Hamburg, Johannes Caspar vendosi ta rihapte procesin.

Google akuzohet se ka ruajtur të dhëna pa autorizimin përkatës. Meqënëse ky ishte një veprim i kryer pa qëllim, kompania do të paguajë vetëm gjysmën e vlerës maksimale (300 000 €) të dhënë në këto raste.

Caspar u shpreh se kjo ishte çështje serizoe dhe një nga shkeljet më të mëdha të privatësisë në botë. “Duhet të keni parasysh se Google udhëton në shumë shtete në të gjithë botën dhe këto probleme janë shfaqur edhe në vende të tjera,” shtoi ai.

Google i ka dorëzuar të dhënat në fjalë në autoritetet përkatëse në Hamburg. Pa to do të kishte qenë e pamundur për të analizuar këtë çështje, përfundoi komisioneri Caspar. (PCWorld Albanian)

google image

Tags >

Google
Lajmet e fundit>