Harduer

Gjermanët tani mund të rregullojnë sipas dëshirës telefonët Moto X

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Gjermanët tani mund të rregullojnë sipas dëshirës telefonët Moto X

moto xKëtë javë kemi risi të ndryshme për Gjermaninë. Së pari ekipi i këtij shteti shkoi tutje në Kupën e Botës dhe tani banorët e këtij shteti kanë mundësi që të përdorin smartfonë Moto X të cilët mund të ndryshohen.

Dyqani online Moto Maker u hap gjatë ditës së martë në Gjermani. Gjermanëve që iu pëlqen Android-i tani mund të rregullojnë telefonët e tyre Moto X me ngjyra të ndryshme dhe madje shtresë të pasme prej druri. Telefonët fillojnë me çmimin prej 1 euro dhe mbërrijnë brenda shtatë ditëve.

Moto X ishte versioni pasardhës pas blerjes së Motorola Mobility nga Google. Marrëveshja e vitit 2011 dhe telefonët që solli ajo nuk dhanë rezultatet e kënaqshme për të dy kompanitë. Në janarin e këtij viti, Google lajmëroi që ishte duke e shitur Motorola Mobility-n për Lenovo-n për 2.91 miliardë dollarë. Që atëherë, Motorola ka lajmëruar që është duke e mbyllur fabrikën e vet në Teksas e cila ishte duke prodhuar telefonin që kishte shitje të pakta Moto X. Telefonat ende janë duke u prodhuar në Kinë dhe Brazil. (PCWorld Albanian)

Tags >

Motorola
Lajmet e fundit>