Siguri

Gjermanët thonë se Apple duhet të përmirësojë transparencën e të dhënave

Jun 27 2010
0 Shpërndarje
Gjermanët thonë se Apple duhet të përmirësojë transparencën e të dhënave

“Përdoruesit e iPhone dhe pajsijeve tjera me GPS duhet të jenë në dijeni rreth asaj se çfarë informata rreth tyre po mblidhen” tha Sabine Leutheusser-Schnarrenberger prë javoren gjermane.

Sipas Der Spiegel, kritikat e ministres kanë si shënjestër ndryshimet që Apple ka bërë në politikat e saja të privatësisë, që si rezultat kanë mbledhjen e të dhënave rerth lokacionit gjeografik të përdoruesit të produkteve të saja (rrjedhimisht në mënyrë anonime).

Sabine Leutheusser-Schnarrenberger ka thënë se ajo pret që Apple të “hap databazat e saja para autoriteteve Gjermane të mbrotjejes së të dhënave” dhe të qartësojë çfarë të dhëna ishte duke mbledhur dhe për sa kohë ishte duke ruajtur të dhënat.

Gjermania njihet si një prej vendeve me ligjet më të fuqishme në botë për sa i përket privatësisë, që është si rezutlat i përvojës me sistemet shtetërore të vëzhgimeve, që janë vendosur në vend nga Nazistët dhe nga ish policia sekrete e Gjermanisë Lindore, Stasi.

Ministrja e mbrotjtjes së konsumatorëve Gjerman ka bërë tituj gazetash më herët gjatë këtij muaji kur ajo tha se do të largohet nga Facebook, për shkak të asaj që ajo e quan shkelje të privatësisë.

Në anën tjetër, pas njëauditimi të kërkuar nga Gjermania, u kuptua se Google paska qenë duke mbledhur gabimisht për vite të tëra të dhëna personale të dërguara tek konsumatorët përmes rrjeteve wirless.
Leutheusser-Schnarrenberger thekson se do të ishte e “pamendë” për Apple që të krijojë personalitete apo profile të bazuara në lokacion.

“Apple ka për obligim të implementojë në mënyrën e duhur transparencën e premtuar aq shepsh nga CEO Steve Jobs” tha ajo.

Lajmet e fundit>