Lajmet

Gjermania e gatshme për tu përballur me sulme kibernetike gjatë Samitit të G20-ës

Jul 3 2017
0 Shpërndarje
Dhjetëra ekspertë sigurie janë në pritje të sulmeve dhe të gatshëm për tu kundërpërgjigjur tha ai. Gjermania e gatshme për tu përballur me sulme kibernetike gjatë Samitit të G20-ës

Gjermania po përgatitet për tu përballur me sulme të mundshme kibernetike javën e ardhshme kur pritet të mbahet edhe Samiti i G20-ës në Hamburg.

Autoritetet gjermane i frikësohen një sulmi nga hakerat Rusë. Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit tha se autoritetet kanë ndërtuar një qendër speciale e cila do të kujdeset 24/7 për sigurinë kibernetike njësoj sikur të ishte duke u përballur për një konfrontim fizik.

“Jemi duke u përgatitur për tu përballur me çfarëdo lloj forme proteste,” tha Arne Schoenbohm, President i Zyrës Federale.

“Jemi të vëmendshëm ndaj kërcënimeve që mund të vijë nga çdo grup si Anonymous dhe Lulzsec të cilët mund të përdorin sulmet kibernetike në shenjë proteste politike.”

Dhjetëra ekspertë sigurie janë në pritje të sulmeve dhe të gatshëm për tu kundërpërgjigjur tha ai.

Plot 20,000 forca policore, qenë, kuaj, helikopterë do të hidhen në terren për tu kujdesur për mbarëvajtjen e Samitit në Hamburg. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>