Blog

Gjermanishtja është gjuha më e kërkuar në Shqipëri dhe Ballkanin perendimor

Apr 23 2017
0 Shpërndarje
Kompania pas aplikacionit ka përpiluar një anketë ku zbulon të dhënat mjaft interesante të 120 milion përdoruesve të saj në çdo cep të planetit. Gjermanishtja është gjuha më e kërkuar në Shqipëri dhe Ballkanin perendimor Photo Source: Reuters

Nëse keni një telefon inteligjent dhe po përpiqeni të mësoni një gjuhë të huaj, padyshim keni të instaluar aplikacionin Duolingo.

Kompania pas aplikacionit ka përpiluar një anketë ku zbulon të dhënat mjaft interesante të 120 milion përdoruesve të saj në çdo cep të planetit.

Duolingo identifikoi gjuhët më të kërkuara në mesin e 19 gjuhëve që ofron për të mësuar. Gjuha angleze është ajo që dominon ku 53% e përdoruesve e studiojnë.

Gjërat bëhen edhe më interesante kur hidhni sy te gjuha e dytë më popullore sipas vendeve. Frëngjishtja është e para ndjekur nga Spanjishtja dhe Gjermanishtja.

 

Interesant është fakti se për vendet e Ballkanit perendimor, përdoruesit e Duolingo kanë gjuhë të dytë të preferuar gjermanishten. /PCWorld Albanian

Tags >

Duolingo
Lajmet e fundit>