Biznes

Gjigandi Japonez SoftBank me sytë drejt Uber

Jul 25 2017
0 Shpërndarje
Sipas raportit bisedimet mes SoftBank dhe Uber kanë qenë preliminare dhe çdo marrëveshje e mundshme mund të realizohet vetëm pas emërimit të shefit të ri ekzekutiv. Gjigandi Japonez SoftBank me sytë drejt Uber

Titani teknologjik Japonez SoftBank ka hyrë në bisedime me Uber për një marrëveshje multi miliard dollarëshe raportoi Wall Street Journal ditën e Marte.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që SoftBank investon në një kompani të shërbimit taksi si Uber. Gjigandi japonez posedon aksione në Grab në Singapor, Ola në Indi dhe Didi Chuxing në Kinë.

Sipas raportit bisedimet mes SoftBank dhe Uber kanë qenë preliminare dhe çdo marrëveshje e mundshme mund të realizohet vetëm pas emërimit të shefit të ri ekzekutiv.

The Journal tha se Uber dhe SoftBank nuk kishin pranuar të komentonin raportin. Ditën e Hëne Grab tha se ka ngritur një investim të ri prej 2.5 miliard dollarësh nga Didi Chuxing dhe SoftBank për të rritur dominimin në rajon me shërbimin e saj taksi por edhe atë të pagesave mobile. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>