Analiza

Gjigandi Kinez Huawei me rritjen më të ulët të të ardhurave që prej 2011-ës

Apr 1 2017
0 Shpërndarje
Numri tre në botë i prodhimit të telefonëve pas Apple dhe Samung raportoi 5.3 miliard dollar fitim. Vitin e kaluar konkurrenca lokale nga OPPO dhe Vivo i kushtoi Huawei vendin e parë në tregun vendas. Gjigandi Kinez Huawei me rritjen më të ulët të të ardhurave që prej 2011-ës Photo Source: Reuters

Gjigandi Kinez i prodhimit të telefonëve dhe pajisjeve të telekomunikacionit Huawei publikoi të Premten raportin financiar për 2016-ën duke shënuar rritje më të ulët që prej 2011-ës me vetëm 0.4%.

Numri tre në botë i prodhimit të telefonëve pas Apple dhe Samung raportoi 5.3 miliard dollar fitim. Vitin e kaluar konkurrenca lokale nga OPPO dhe Vivo i kushtoi Huawei vendin e parë në tregun vendas.

Të ardhurat globale u rritën më 32% në mbi 70 miliard dollar. Biznesi i produkteve të konsumatorëve ishte në shifrat e 26 miliard dollarëve. Vitin e kaluar kompania shiti 139 milion telefonë me një rritje prej 29%.

Sakaq të ardhurat nga biznesi i telekomunikacionit u rrit më 24% në 41 miliard yuan falë kërkesës së lartë për pajisje të rrjetit 4G. Të ardhurat nga produktet për sipërmarrjet arritën në 5.8 miliard ndërsa kompania ka shpnezuar 10.9 miliard dollar në kërkim dhe zhvillim. /PCWorld Albanian

Tags >

Huawei
Lajmet e fundit>