Biznes

Gjigandi Kinez Tencent blen 5% të aksioneve të Tesla

Mar 28 2017
0 Shpërndarje
Blerja u zbulua nga autoritetet regullatoret dhe çoi në rritjen e vlerës së aksioneve të Tesla me 2.6% në 277.19 dollar mëngjesin e ditës së sotme. Gjigandi Kinez Tencent blen 5% të aksioneve të Tesla

Kompania e shquar e makinave elektrike Tesla lajmëroi ditën e sotme se Tencent kishte blerë 5% të aksioneve për 1.78 miliard dollar.

Blerja u zbulua nga autoritetet regullatoret dhe çoi në rritjen e vlerës së aksioneve të Tesla me 2.6% në 277.19 dollar mëngjesin e ditës së sotme.

Ky investim i Tencent i garanton Tesla burime të mjaftueshme financiare përmbushur më tej objektivat e kompanisë siç është makina e re Model 3.

Themeluar në 1998-ën, Tencent është një prej kompanive më të fuqishme Aziatike e njohur gjerësisht për aplikacionin WeChat. Tencent ka një vlerë tregu prej 275 miliard dollar ose afro 6-të fishin e Tesla.

Tashmë ky i fundit zotëron 8.2 milion aksione të Tesla duke u bërë aksioneri i pestë më i madh pas Elon Musk dhe kompanitë Fidelity, Baillie Gifford dhe T. Rowe Price. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>