Biznes

Gjigandi Kosovar i telekomunikacionit, PTK, tani nën lidershipin e Agron Mustafës

Feb 21 2015
0 Shpërndarje
Gjigandi Kosovar i telekomunikacionit, PTK, tani nën lidershipin e Agron Mustafës

27-monaco,-balline-te-ekonomia_2701121617_1

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Kosovë, PTK, e fillon këtë vit me një ndryshim madhor. Tani në krye të Postës dhe Telekomi të Kosovës është emëruar Agron Mustafa. Në një njoftim për media citohej se bordi i drejtues i shoqërisë aksionere PTK në një mbledhje të mbajtur kishte vendosur unanimisht që gjigandi i telekomuikacionit kosovar të të udhëhiqet nga Agron Mustafa.

Sipas njoftimit bëhej me dije se kjo përzgjedhje është bërë pas një proçesi shumë transparent të udhëhequr nga bordi i drejtuesve dhe në përputhje të plotë me ligjin për ndërmarrjet publike.

Proçesi ishte i tillë: U përzgjodh një listë e ngushtë kandidatësh të cilët pas intervistimit rezultoi se kandidati që mori më së shumti pikë nga paneli intervistues për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv është z.Agron Mustafa.

Në letrën e emërimit shkruhej: “Bordi i Drejtorëve i PTK Sh.a i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Agron Mustafa.”.

Më parë Agron Mustafa kishte qenë drejtor i aeroportit ndërkommbëtar të Prishtinës. Lajmi për emërimin e tij u përcoll edhe nga media të huaja si Telecompaper. Kjo ngjarje vjen në një moment tepër kyç të Telekomit të Kosovës. Pas dështimit të privatizimit disaherë, në fundin e vitit e shkuar kjo kompani solli edhe risinë e rrjeteve 3G dhe 4G LTE për qytetarët kosovarë. Post Telekomunikacioni i Kosovës mban gjithashtu aksione në operatorin mobil shqiptar Plus Communication.

(PCWorld Albanian)

Tags >

ptkvala
Lajmet e fundit>