Analiza

Gjigantëve elektronik u besohet më shumë sesa Facebook-ut

Jun 21 2010
0 Shpërndarje
Gjigantëve elektronik u besohet më shumë sesa Facebook-ut

Pothuajse 2.100 të rritur të pyetur në një anketë të bërë nga Zogby Interactive kanë thënë se i besojnë treshëses së madhe të kompanive teknologjike “tërësisht” ose “shumë”, e për krahasim vetëm 8 për qind kanë thënë të njëjtën gjë për Twitter, dhe 13 për qind për Facebook.

John Zogby, president dhe CEO i Zogby International, është shprehur se kompanitë e mëdha kanë pasur kohë që të ndërtojnë kualtietin e markës, kurse Facebook e Twitter nuk kanë indentitet korporatash.

Njerëz të moshave prej 18 deri në 29 vjeç kanë pasur nivele më të larta besimi në Facebook, rreth 20 për qind, kurse 15 për qind ishin me nivelin e besimit të lartë për Witter.

Kur u pyetën rreth rëndësisë së privatësisë online,  shumica e të anketuarve u përgjigjën se kjo ka rëndësi të madhe për ta.

Google ishte njëra prej kompanive që së fundi është kritikuar ashpër nga disa rregullatorë të privatësisë për automjetet e saja Street View, të cilat kanë mbledhur të dhëna private përmes rrjeteve të paenkrpituara WiFi, gjersa kanë lëvizur nëpër rrugë të botës dhe kanë marrë fotografi për softuerin e saj online të hartave.

Facebook së fundi ka ndryshuar politikat e saj të privatësisë për t’i ofruar përdoruesve të saj më shumë kontroll rreth sasisë së informatave që shkojnë publike nga përdouresit e saj, e të gjitha këto ndodhen si rrjedhojë e protestave të shumta nga përdoruesit dhe vëzhguesit e industrisë.

Në anën tjetër mediat tradicionale kanë pasur pak simpati nga publiku, ku vetëm  8 për qind janë përgjigjur se kanë besim në media.

Lajmet e fundit>