Lajmet

Gjiganti japonez Rakuten synon të sfidojë Amazon-in në SHBA

Aug 10 2014
0 Shpërndarje
Gjiganti japonez Rakuten synon të sfidojë Amazon-in në SHBA

rakutenShitësi më i madh me pakicë online në Japoni është duke u përgatitur për një hyrje të mundshme në tregun e SHBA-së.

Raukten sapo ka blerë një aplikacion për komercializëm online, të quajtur Slice, që është i bazuar në SHBA, që është kjo një përpjekje për të zgjeruar ofertat e veta mjaftueshëm sa për të garuar me Amazon dhe eBay.

Slice përpunon informacione nga e-mailet e përdoruesve – kryesisht nga faqet për komercializëm elektronik – për të formuar një “pamje të madhe” të historisë së tyre të shpenzimeve dhe blerjeve. Ai po ashtu mund të dërgojë njoftime për ndryshimet në çmimet e produkteve dhe kur pakot të jenë dërguar. Natyrisht, këto të dhëna patjetër që mund të jenë të dobishme për Rakuten.

Dhe pasi bleu Slice-in për një shumë që nuk është treguar, kompania mund të synojë kalimin në SHBA. Rakuten bleu Buy.com për 250 milionë dollarë gjatë vitit 2010, por në atë kohë kjo kompani nuk bëri kalimin në SHBA.

Qëllimet e Rakuten-it për Slice-in duken të jenë mjaft të drejtpërdrejta: Kjo kompani dëshiron të shes informacionet që grumbullon rreth konsumatorëve për kompanitë e tjera, me një përqendrim të posaçëm në institucionet financiare. Slice tashmë ishte duke punuar në një version të aplikacionit të vet me Rakuten-in dhe ai pritet të lëshohet gjatë këtij viti.

Slice ishte themeluar në vitin 2010 dhe është me bazë në Palo Alto të Kalifornisë. Kjo kompani më parë pranoi investime nga Lightspeed Venture Partners dhe Rakuten. Për momentin ka 70 punonjës. Aplikacioni është pa pagesë për t’u shkarkuar dhe përdorur, por iu kërkon uebfaqeve pagesa për të përdorur dhe për t’iu qasur të dhënave të grumbulluara nga përdoruesit.

Gjatë qershorit të këtij viti, Rakuten zbuloi që ka dhënë 100 milionë dollarë fonde për të investuar në startup në mbarë botën. Dhe gjatë shkurtit, kjo kompani bleu aplikacionin për dërgim të porosive me zë Viber për 900 milionë dollarë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Amazon
Lajmet e fundit>