Siguri

Gjiganti Google tani edhe me Family Safety Center

Sep 11 2010
0 Shpërndarje
Gjiganti Google tani edhe me Family Safety Center

Family Safety Center është projekt i ri i lansuar nga Google i cili ofron këshilla nga ekspertë të sigurisë, sesi prindërit t′i kontrollojnë fëmijët e tyre dhe t′i mbajnë larg uebfaqeve që kanë përmbajtje jo të përshtatshme për ta.

Google gjithashtu  ka përfshirë edhe një faqe të detajuar për vetë-mbrojtje të fëmijëve nga produktet dhe shërbimet e saj, duke përfshirë edhe kërkimin SafeSearch dhe siguri ndaj YouTube-s.

Prindërit duhet të kujdesen që fëmijët e tyre të kenë një mendje të shëndoshë, sepse ata gjatë rritjes kanë nevojë për shumë gjera sidomos në fazën e pubertetit dhe deri një një moshë të caktuar, shkruante Google në blogun zyrtar. Google Family Safety Center mund ta vizitoni këtu: http://www.google.com/familysafety/

Lajmet e fundit>