Softuer

Gjimnazi “Sami Frashëri” i Prishtinës, në Counter Strike

Apr 7 2009
0 Shpërndarje
Gjimnazi “Sami Frashëri” i Prishtinës, në Counter Strike

Counter Strike që të gjithë e njohin besoj, tani mund të luhet në një fazë të re që zhvillohet brenda gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës.

Autori i kësaj faze Trim Kadriu, thotë se është munduar të krijojë një model sa më origjinal të gjimnazit. Mirëpo, që loja të bëhet më praktike, më atraktive dhe e përshtatshme edhe për një kompjuter me perfomancë të dobët, janë dashur të bëhen disa ndryshime të objektit në fjalë.

Lloji i fazës është Shpëtimi i Pengjeve (Hostage Rescue). Kështu, njësiti antiterrorist është pozicionuar mbrapa shkollës. Që të arrihet suksesi, duhet të hyjnë brenda në shkollë që të përballen me terroristët dhe pengjet t’i dërgojnë në një vend të sigurt, zonën e shpëtimit. Format e takimit mes dy njësiteve janë të shumta.
Përveç rrugës direkt, që të bëhet më e vështirë, në fazë ekzistojnë edhe tunele. Diçka e re janë edhe armët statike që ndodhen afër bazave të secilit njësit.

Megjithatë, për të luajtur këtë fazë kompjuteri duhet të plotësojë disa kushte. Së pari, është e nevojshme të ketë të instaluar lojën Counter Strike. Minimumi duhet të ketë: 1.7 GHz CPU P3, 256 MB RAM dhe 64 MB Graphic Card, jo e integruar.

Informacion më të hollësishëm mbi këtë lojë, dhe ndihmën për instalimin dhe përdorimin do ta gjeni në uebfaqe. Kjo fazë e re e lojës është popullarizuar shpejt në Kosovë. Këtë e tregon fakti që është shkarkuar nga interneti më shumë se 5000 herë. Në rast se jeni të interesuar ta keni në repertorin e lojërave tuaja, mund ta shkarkoni falas nga uebfaqja reference.pcworld.al/1036 . 

Si të instalohet staza “Sami Frashëri” ?

Së pari duhet shkarkuar harta nga web faqja,skedari i shkarkuar është i paketuar me WinRar (nëse se keni atëherë duhet ta instaloni), pastaj duhet të depaketohet në një vend të caktuar në PC-në tuaj.

Më pas dy skedarët me prapashtesat .WAD i futni ne dosjen “cstrike” tek lokacioni i lojës, ndërsa skedarin tjetër me prapashtesën .bsp dhe atë me prapashtesën .txt duhet futur në nën-dosjen maps të dosjes cstrike. Për ta bërë edhe më të lehtë në ueb-faqe është edhe një video udhëzimi për instalim të hartës.

 

 

 

Lajmet e fundit>