Lajmet

Gjithçka që duhet të dini për të qenë të sigurt në rrjetet publike Wi-Fi (Infografik)

May 3 2014
0 Shpërndarje
Gjithçka që duhet të dini për të qenë të sigurt në rrjetet publike Wi-Fi (Infografik)

ghettowifi-e1346677095639Rrjetet publike Wi-Fi jo gjithmonë konsiderohen si mënyrë e sigurt për të aksesuar internetin. Për këtë arsye, firma e sigurisë Secure Data Recovery ka krijuar një infografik me këshilla dhe manovra për të shmangur disa prej rreziqeve kryesore që lidhen me përdorimin e pikave publike Wi-Fi.

Një pjesë e mirë e këtyre këshillave do t’ju ndihmojnë të shmangni hakerat që kanë aktivizuar Wi-Fi hotspot. Ndër të tjera, Secure Data Recovery është shprehur se duhet të përpiqeni të konfirmoni emrin e saktë të rrjetit publik duke pyetur menaxherin e vendit përkatës. Gjithmonë sigurohuni të dërgoni të dhëna vetëm nëpërmjet atyre uebfaqeve që përdorin protokollin e sigurt HTTPS dhe shmangni veprime të tilla që kanë të bëjnë me transaksione financiare si për shembull aksesi i llogarisë tuaj bankare. Gjithashtu do të ishte mirë të aktivizonit firewall-in në pajisjen tuaj si dhe të përdorni softuer antivirus. Kini parasysh të çaktivizoni opsionin e ndarjes së skedarëve me smartfonin tuaj dhe sigurohuni që asnjë prej fjalëkalimeve tuaja të mos jetë ruajtur në të.

Secure Data Recovery ka paralajmëruar se rrjetet publike Wi Fi janë më të rrezikshëm në aeroporte, stacionet e trenave dhe të autobusëve. Firma ka sugjeruar gjithashtu se duhet pasur kujdes edhe në kafene pasi ato përbëjnë ndër vendet e preferuara të hakerave. Si përfundim, duhet të tregoheni të kujdesshëm të lidheni me një rrjet Wi-Fi dhe jo rrjet ad-hoc, i cili është konfiguruar për t’ju lidhur direkt me kompjuterin e hakerave, të cilët zakonisht përpiqen të fshihen pas emrave të tillë si “Free Public Wi-Fi”. Për më tepër detaje mund t’i hidhni një sy infografikut të mëposhtëm. (PCWorld Albanian)

how-safe-is-that-wifi

Lajmet e fundit>