Lajmet

Gjithë shkurtimet e reja nga tastiera në iOS 7

Nov 10 2013
0 Shpërndarje
Gjithë shkurtimet e reja nga tastiera në iOS 7

ios 7Edhe pse tastierat mund të mos jenë shumë praktike dhe të volitshme gjatë punës suaj në iPhone apo iPad, shkurtimet nga tastiera janë pa diskutim të nevojshme në rast se po përdorni një të tillë.

Në këtë listë janë përfshirë gjithë shkurtimet e reja nga tastiera të cilat janë shtuar në versionin e ri të iOS-it për Safari, Mail, dhe Pages.

Safari

· ⌘L për të hapur një vendndodhje të re

· ⌘T për të hapur një tab të ri

· ⌘W për të mbyllur tab-in

· ⌘R për të rifreskuar tab-in

· ⌘. për të ndaluar ngarkimin e tab-it aktual

Mail

· ⌘N për të krijuar një mesazh të ri

· ⌘⇧D për të dërguar një mesazh të ri (funksionon edhe me aplikacione të tjera të cilat përdorin integrimin me Mail)

· Tasti Backspace për të fshirë mesazhin e selektuar

· Shigjetat lart/poshtë për të selektuar adresën e sugjeruar të email-it në fushat To/CC/BCC

Pages

· ⌘⇧K për të komentuar

· ⌘⌥K për të shfaqur komentet e tjera

· ⌘⌥⇧K për të shfaqur komentin e kaluars

Lajmet e fundit>