Blog

Gjobitet me 200,000 dollar një kompani e fotografimit me dronë në SHBA

Jan 19 2017
0 Shpërndarje
Gjobitet me 200,000 dollar një kompani e fotografimit me dronë në SHBA Photo Source: Thinkstock

Një kompani dronësh e specializuar në fotografimin ajror është gjobitur me 200,000 dollar. Skypan Internation me seli në Chigaco të Shteteve të Bashkuara akuzohet për 65 fluturime të paligjshme në një hapësirë ajrore të ndaluar në New York.

Administrata e Aviacionit Federal në SHBA kërcënoi kompaninë me 1.9 milion dollar gjobë. Megjithatë Skypan pranoi të paguante një penalitet civil prej 200,000 dollarësh duke shfuqizuar të parën.

Gjithashtu nëse kompania realizon përsëri fluturime të paligjshme duhet të paguajë 300,000 dollar. Kompania ofronte shërbime për arkitektët, hotelet dhe zhvilluesit e pronave.

Me ligjin e ri të dronëve në SHBA, pilotët e dronëve komercial duhet të plotësojnë këtë kushte:

  • Të jetë mbi 16 vjeç
  • Të ketë kryer testin e sigurisë
  • Të mbajtë dronin në hapësirë të dukshme
  • Të mos fluturojë dronët mbi lartësinë 122 metër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>