Biznes

Gjobitet Albtelecom

Aug 5 2010
0 Shpërndarje
Gjobitet Albtelecom

Rezultat i kësaj ka qenë mënyra e faturimit të shërbimit të telefonisë fikse nga ana e Albtelekom e cila është në kundërshtim me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, sepse fatura me formën e saj aktuale nuk i jep mundësi konsumatorit të verifikojë me saktësi llogaritjen e çmimit të këtij shërbimi.

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve si rezultat i kësaj vendosi që Albtelekom të marrë masa për ndreqjen e shkeljes deri në nëntor të këtij viti, duke siguruar kështu që faturimi i muajit nëntor e në vazhdim të jetë i detajuar dhe në përputhje me ligjin.

Gjithashtu, Komisioni shqyrtoi praktikën e përsëritur nga Albtelekom në lidhje me mospërfshirjen e TVSH në çmimet e shërbimeve të ofruara nga kjo kompani, siç ishte rasti i publicitetit “Flisni pafundësisht me të gjithë numrat Albtelekom, vetëm me 500 lekë” dhe së fundmi rasti i tarifave të shërbimit të ADSL, Aneks i Kontratës përkatëse.

Komisioni vendosi gjobitjen e Albtelekom dhe urdhëroi atë të marrë menjëherë të gjitha masat për rregullimin e çmimeve konform ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve” për të gjitha shërbimet që ofron kjo shoqëri.

Lajmet e fundit>