Analiza

Gjuha shqipe sapo i është bashkuar 76 gjuhëve të mbështetura nga Youtube

Apr 15 2015
0 Shpërndarje
Gjuha shqipe sapo i është bashkuar 76 gjuhëve të mbështetura nga Youtube

youtube_15_new_languages_addition_google_postGoogle po përpiqet të bëjë më të mirën për të angazhuar përdoruesit e Youtube dhe ditën e djeshme shtoi mbështetjen edhe për 15 gjuhë të reja ku ndërto është edhe gjuah Shqipe.

Sipas Google, Youtube ka çuar në 76 numrin  e gjuhëve të mbështetura dhe tha se duke shtuar këto 15 gjuhë të reja, platforma do të arrijë të mbulojë 95% të popullsisë së internetit.

Javën e shkuar, Google zbuloi edhe planet e saj për krijimin e një abonimi mujor për ata përdorus që duan të shfletojnë në platformën e videove pa u bezdisur nga reklamat. Youtube u dërgoi e-mail të gjithë krijuesve të përmbajtjeve duke i lajmëruar në lidhje me këtë risi të platformës.

Mendohet që kostoja e këtij abonim të jetë afro 10 dollar në muaj. Ky shërbim do të ofrojë edhe përdorim offline të platformës. Sesi do të bëhet kjo, Youtube nuk ka dhënë asnjë detaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>