Harduer

Gjurmoni biçikletën e vjedhur me pajisjen BikeSpike

Mar 25 2013
0 Shpërndarje
Gjurmoni biçikletën e vjedhur me pajisjen BikeSpike

BikeSpikeBikeSpike është një pajisje gjurmuese me sistem GPS që është promovuar në Kickstarter, platforma më e madhe për prezantimin e projekteve kreative. Ka për funksion shtimin e një shtrese sigurie për biçikletat duke bërë që njerëzit të lokalizojnë biçikletat e tyre në mënyrë dixhitale në rast se ato janë vjedhur.

BikeSpike mundëson shfaqjen e një harte në smartfonin ose kompjuterin tuaj. Këto të dhëna mund ti jepen edhe policëve për të gjetur mjetin e vjedhur. BikeSpike ka dhe disa funksione të tjera që mund ti shihni më të detajuara në videon e mëposhtme.

Pajisja kompakte ka në brendësi një antenë dhe një instrument për matjen e shpejtësisë në mënyrë që përdoruesi të ketë mundësi të përcaktojë distancën si dhe shpejtësinë e biçikletës në ato momente.

BikeSpike nuk ka për synim zëvendësimin e mjeteve që përdoren për kyçjen e biçikletave, por thjesht përdoruesi pasi ta ketë kyçur fizikisht bën dhe sigurimin dixhital duke përdorur dhe një aplikacion shoqërues për Android ose sistemet iOS. Në qoftë se biçikleta lëviz jashtë kufijve të përcaktuar atëherë programi lajmëron nëpërmjet një alarmi.

BikeSpike mund të veprojë gjithashtu dhe si një këshillues sigurie. P.sh në rastet kur njerëzit ecin shumë shpejt dhe ndodh një përplasje lajmërohen personat në listën e kontakteve dhe ndahet me ta vendndodhja e aksidentit. Sensori që mat shpejtësinë shërben gjithashtu dhe për monitorimin e cilësisë së rrugës. Kjo pajisje mund të përdoret dhe nga prindërit për të gjurmuar fëmijët kur kanë dalë të shëtisin me biçikletë.

Ja se si hajduti vjedh telefonin në tren

BikeSpike të funksionojë duhet që brenda biçikletës të vendoset e fiksuar një fibër karboni. Momentalisht pajisja kushton 149 $. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>