Blog

Gjykata e Lartë Evropiane do të vendosë nëse Uber është aplikacion apo shërbim taksi

Dec 19 2017
0 Shpërndarje
Ligji Evropian mbron shërbimet online nga kufizimet, dhe qeveritë e vendeve duhet të njoftojnë Komisionin Evropian për çdo masë të marrë ndaj tyre. Gjykata e Lartë Evropiane do të vendosë nëse Uber është aplikacion apo shërbim taksi

Një debat i hapur në Evropë nëse aplikacioni Uber duhet të trajtohet si një kompani dixhitale apo një kompani që ofron shërbime të transportit do të marrë përgjigje ditën e Mërkure kur Gjykata e Lartë Evropiane të publikojë verdiktin e saj.

Mënyra e operimit të Uber nuk do të ndryshonte menjëherë edhe nëse arrihet në përfundimin se është një kompani transporti.

Megjithatë një vendim i tillë nga Gjykata e Lartë Evropiane do ti jepte dritën jeshile autoriteteve të vendeve anëtare të cilat kërkojnë rregullimin e startupit Amerikan ashtu siç bëjnë me kompanitë e taksive tradicionale.

Uber do të vihej përballë licencimit të shërbimit deri tek sigurimi i punonjësve.

Një përplasje e cila vijon prej gjashtë vitesh, Uber justifikohet përpara autoriteteve se është thjeshtë një aplikacion dixhital i cili shërben si palë e mesme mes shoferëve dhe konsumatorëve që kërkojnë një taksi.

Çështja do të marrë zgjidhje nga gjykatësit e Luksemburgut ditën e Mërkure nëse startupi i dytë më i madh në botë do të konsiderohet një kompani transporti apo një kombinim i të dyjave.

Ligji Evropian mbron shërbimet online nga kufizimet, dhe qeveritë e vendeve duhet të njoftojnë Komisionin Evropian për çdo masë të marrë ndaj tyre.

Shërbimet e transportit nga ana tjetër rregullohen në nivel kombëtar dhe lokal dhe nuk ka një ligj Evropian që rregullon këtë sektor. /PCWorld Albanian

Tags >

Uber
Lajmet e fundit>