Blog

Gjykata e lartë në Zelandën e Re urdhëron ekstradimin e Kim Dotcom në SHBA

Feb 20 2017
0 Shpërndarje
Një gjykatë në Zelandën e Re tha se sipërmarrësi i njohur Kim Dotcom mund të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për tu përballur me akuzat ndaj Megaupload, një uebsajt i cili u mbyll në 2012-ën pas bastistjes së zyrave në Auckland nga FBI-ja. Gjykata e lartë në Zelandën e Re urdhëron ekstradimin e Kim Dotcom në SHBA Photo Source: Reuters

Gjykata e lartë e kryeqytetit të Zelandës së Re mbështeti vendimin e një gjykate të ulët në 2015-ën e cila akuzonte Kim Dotcom për konspiracion, shkelje të drejtash autoriale dhe pastrim parash.

Lidhur me vendimin e fundit, avokati i Dotcom u shpreh i zhgënjyer nga trupi gjykues duke thënë se do ta apelonte.

Autoritetet Amerikane thonë se Dotcom dhe tre bashkëthemeluesit e Megaupload i kanë shkaktuar studiove filmike një dëm prej 500 milion dollarësh. Ata kanë fituar 175 milion dollar duke inkurajuar përdoruesit të blejnë hapësirë në Megaupload dhe të ndajnë përmbajtje që shkelnin të drejtat e autorit.

Tre bashkëpunëtorët e Dotcom, Mathias Ortmann, Bram van der Kolk dhe Fin Batato gjithashtu do të ekstradohen në SHBA.

Me kombësi gjermane, Dotcom i cili është qytetar Zelandez, u bë i njohur për jetën e tij luksose më tepër sesa aftësitë kompjuterike. Në 2012-ën kur policia bastisi zyrat e tij, u konfiskuan miliona dollar para dhe prona e në mesin e tyre edhe një flotë makinash luksoze. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>