Lajmet

Gjykata japoneze i kërkon Google-it që të largojë rezultatet që lidhin një person të pafajshëm me krime

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Gjykata japoneze i kërkon Google-it që të largojë rezultatet që lidhin një person të pafajshëm me krime

Jo të gjitha kërkesat për largim nga rezultatet e kërkimit vijnë nga Evropa këto ditë. Një gjykatë në Tokio ka urdhëruar kompaninë Google që të fshijë 122 rezultate të kërkimit që e lidhnin emrin e një personi të pafajshëm me krimin, meqë thuhet që kjo shkelte të drejtat dhe dëmtonte reputacionin e tij. Gjykatësi në fjalë, Nobuyuki Seki, refuzoi argumentet e kompanisë Google që makinat e kërkimit janë vetëm ofrues të inforgjykata japonezemacioneve dhe nuk janë të obliguara të fshijnë rezultatet ofenduese; ishin dëmtime të qarta, tha ai. Kompania e internetit ka një histori të gjatë të rezistencës ndaj censurimeve, pavarësisht nga qëllimet e mira që qëndrojnë prapa përpjekjeve të institucioneve të ndryshme.

 

Pa marrë parasysh se kush del fitues, kjo gjë nuk duket të jetë hapi i parë në një rrugë për të sjell ligjet për “të drejtën për t’u harruar” siç është në Evropë. Vendimi i marrë në Japoni nuk vendos një kërkesë ligjore që iu mundëson njerëzve që ta largojnë veten nga uebi dhe as që prek më tepër se 122 listime të ndaluara. Sidoqoftë, nuk do të ishte befasi nëse kërkesa të ngjashme do të shfaqeshin, duke e ditur që rasti i përmendur më lartë ka dalë të jetë i suksesshëm. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>