Vëzhgim

Gjykata japoneze “përlyen” veçorinë e përmbushjes automatike

Mar 27 2012
0 Shpërndarje
Gjykata japoneze “përlyen” veçorinë e përmbushjes automatike

Sipas një lajmi të botuar në Japan Times, Gjykata e Qarkut e Tokios e pranoi peticionin e tij gjatë javës së kaluar, që i kërkonte ndërmarrjes Google që t’i largonte disa terme të caktuara nga përmbushja automatike e kërkimit.

Siç duket, njeriu (emri i të cilit nuk është bërë publik) gjeti që veçoria për përmbushje automatike ishte duke shpifur për emrin e tij kur ai papritmas humbi punën e tij disa vite më parë dhe pastaj nuk ishte pranuar që të punësohet diku tjetër, raporton Kyodo News në faqen Japan Times.7

“Kjo [veçori për mbushje automatike] mund të drejt tek dëme të pashmangshme, si humbja  e punës ose falimentimi, vetëm duke i paraqitur rezultatet e kërkimit që përbëjnë shpifje ose shkelje të privatësisë së një individi ose ndërmarrjeve të vogla dhe të madhësisë së mesme,” tha avokati i këtij personi, Hiroyuki Tomita gjatë të dielës, i cili dha deklaratë për Kyodo News.

Kur ky person e arriti ndërmarrjen Google, përpara se të bëhet dorëzimi i urdhrit tek gjykata, Kyodo News thotë që ndërmarrja nuk pranoi që t’i fshijë termet e kërkimit dhe shpjegoi që fjalët e sugjeruara ishin futur mekanikisht dhe nuk ishte ndonjë qëllim për shpifje ndaj tij – kështu që privatësia e tij nuk ishte shkelur.

Një zëdhënës nga Google tregoi për CNET që kërkimi që përmbushet automatikisht ishte dizajnuar për t’i ndihmuar përdoruesit që shpejt të marrin qasje në informacionin më të përshtatshëm duke i paraqitur hamendjet e popullarizuara të fjalës më të ngjashme të radhës. Të gjithë pyetësorët në përmbushjen automatike ishin shtypur përpara nga përdorues të tjerë, shpjegoi zëdhënësi dhe nuk ishte ndonjë qëllim që të përcjellë ndonjë mendim me këtë veçori. Për momentin, ndërmarrja thuhet që është duke e vëzhguar urdhrin e gjykatës japoneze./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>