Lajmet

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë për IMEI-n e celularëve

Sep 18 2014
0 Shpërndarje
Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë për IMEI-n e celularëve

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ditën e djeshme ka rrëzuar vendimin e Qeverisë marrë me datë 4 qershor 2014 për krijimin e një databaze të dhënash të kodeve IMEI që përdoren nga telefonat mobil për identifikim.

gjyqtaret_640

Ankimi fillimisht ishte ngritur nga një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë duke e quajtur një vendim të tillë antikushtetues. Vendimi i Këshillit të Ministrave më datë 4 Qershor detyronte çdo përdorues të shërbimeve celulare të dorëzonte kodin IMEI të aparatit.

vendimi_gjkGjykata Kushtetuese pas marrjes në shqyrtim të vendimit dhe ankimimit nga ana e deputetëve shpalli vendimin: “Si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 354, datë 04.06.2014 të Këshillit të Ministrave “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI për regjistrimin e numrave IMEI të aparateve celulare, që përdoren në rrjetet e shërbimeve të komunikimeve të lëvizshme”.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Këshillit të Ministrave për ngritje e bazës së të dhënave të IMEI për regjistrimin e tyre, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës të hyjë në fuqi.

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, më parë kishte pretenduar se dorëzimi i kodit IMEI jepte akses të plotë mbi të dhënat tona si :Thirrjet telefonike, Viber, Facebook, WhatsApp, BBM, Kontaktet, Foto dhe çdo gjë private që ndodhet në celular.

Ndërsa Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito ka pohuar dhe pretenduar se kjo bëhet për të ndaluar kontrabandën e celularëve për të cilët nuk paguheshin taksa. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>