Lajmet

Gjykata më e lartë nga Evropa do të vendos në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të dërguara në SHBA

Jun 19 2014
0 Shpërndarje
Gjykata më e lartë nga Evropa do të vendos në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të dërguara në SHBA

NSA-photo-by-Trevor-Paglen.0_standard_640.0Pas zbulimeve për përgjimet e NSA-së, gjykata më e lartë e Evropës ka vendosur që të ri-shqyrtojë rregullat rreth bartjes ndërkombëtare të të dhënave. Një komision evropian vendosi në vitin 2000 që informacionet personale do të mund të dërgoheshin përgjatë kufijve, nëse shtetet pajtoheshin për principe të caktuara. Por një grupi i avokatëve të privatësisë nga Austria thotë që zbulimet nga Edward Snowden tregojnë që NSA-ja nuk ka treguar gatishmëri për t’i pranuar këto rregulla.

Vitin e kaluar, Europe-v-Facebook bëri një ankesë tek komisionari irlandez për mbrojtjen e të dhënave. Ankesa i kërkonte komisionarit që të shqyrtonte nëse Shtetet e Bashkuara i kishin shkelur të ashtuquajturat marrëveshjet e “portit të sigurt” duke i mundësuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) që të ndërmjetësojë të dhënat personale në Facebook të dërguara në vend. Marrëveshjet, e aprovuara nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian mundësojnë bartjen e të dhënave në SHBA, pasi që të dhënat mbrohen brenda standardeve të vendosura nga ligji evropian.

Komisionari mohoi të ndjekë kërkesën dhe Europe-v-Facebook e çoi atë kërkesë tek Gjykata e Lartë e Irlandës. (Ndihmësi evropian i Facebook-ut është i regjistruar në Irlandë dhe Gjykata e Lartë atje mban juridiksionin). Gjatë ditës së djeshme, ata kanë marrë një vendim: ankesa do të shkojë tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, që është gjykata më e lartë në BE. Gjykatës i ishte kërkuar që të përqendrohet në veçanti nëse marrëveshjet për portin e sigurt duhet të ri-vlerësohen, por ajo do të mund të ishte e mjaftueshme për të pasur pasoja për të dhënat e bartura përgjatë pellgut. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>