Analiza

Gjykata nga Koreja e Jugut vendos kundër Samsung-ut, nuk bllokon shitjet e iPhone dhe iPad

Dec 12 2013
0 Shpërndarje
Gjykata nga Koreja e Jugut vendos kundër Samsung-ut, nuk bllokon shitjet e iPhone dhe iPad

SONY DSCZhvillimi më i fundit në betejën me patenta mes Apple dhe Samsung është një vendim i ri i gjykatës nga Koreja e Jugut kundër Samsung-ut.

Washington Post dhe Reuters raportojnë që në një rast që mbulon tri patenta të Samsung-ut dhe produktet e Apple duke përfshirë iPhone 4S, iPhone 5 dhe iPad 2, gjykatësi Shim Woo-yong vendosi kundër bllokimit të shitjeve dhe e hodhi poshtë kërkesën e ndërmarrjes Samsung për dëmet.

Post raporton që patentat mbulojnë gjërat si multitasking, njoftimet e porosive dhe se si një pajisje mund të paraqes disa mesazhe nga i njëjti dërgues.

Ky vendim vjen një vit pas një vendimi nga e njëjta gjykatë, ku Apple u urdhërua t’i paguajë ndërmarrjes Samsung rreth 35 mijë dollarë, ndërsa Samsung ishte urdhëruar të paguajë rreth 24 mijë dollarë për vetëkapërcim të patentave.

Samsung është duke shqyrtuar mundësinë e apelimit të këtij vendimi të fundit, duke siguruar që këta dy gjigantë të teknologjisë do të mbahen të “lidhur” përgjatë gjykatave në mbarë botën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>